Kreu | Shëndeti | New | Ne rrufe bronkiale, ne djersitjet gjate nates dhe ne dridhje nervore : Sherbela - Saluia officinalis

Ne rrufe bronkiale, ne djersitjet gjate nates dhe ne dridhje nervore : Sherbela - Saluia officinalis

image

Sherbela eshte gjysemshku-rre shumevjecare, me dege gati te bardha, te mbuluara me push.Gjethet jane ovale, gjatoshe, te mbuluara me push, te dhembe-zuara e bardhoshe. Lulet jane zakonisht blu te grumbulluara ne tufeza. Kercelli eshte i mbuluar me push dhe i drunjte ne baze. Eshte bime farmaceutike qe sherben per perdorim aromash ne prodhime te farmacise. Ajo njihej qe ne lashtesi. Latinet e quanin "bime e shenjte". Evropianet e cmojne teper dhe pervec si bime mjekesore e perdorin edhe si pikante ne gjellerat e tyre.Nga sherbela prodhohen dy lloj vajrash etirike, te cilet i kthejne ne kamfor. Sherbela zihet e pihet. Sherbeles i jane te vlefshem lastaret dhe lulet.Lastaret mblidhen para lulezimit dhe lulet gjate lulezimit.Pergatitja: Ziejme nje gote kafeje gjethe te thata, ne nje gote uje. Pime dy gota diten.Per lulet, nje doze ne nje gote uje.Keshillohet ne dhimbjet e stomakut, te zorreve, ne kolitet, ne rrufe bronkiale, ne djersitjet gjate nates dhe ne dridhje nervore.Perdorimi i jashtem behet kur kemi acarime te grykes e te mishrave te dhembeve. Gjethet e njoma jane kuruese ne pickimet e kandrave, ne plaget me qelb dhe ne larje. Gjethet si te vogla e te medha, kane te njejtin efekt vlere ne perdorim. Ka mbi 20 lloje sherbele; shumica e te cilave perdoren si caj gjate dimrit.

 

  • email Email miqve
  • print Versioni print
  • Plain text Vetem tekst
MDB2 Error: insufficient permissions