Kreu | Shëndeti | Perdoret ne pastat e dhembeve: Lisra - Thymus serpyllum

Perdoret ne pastat e dhembeve: Lisra - Thymus serpyllum

image

Lisra eshte bime njevje-care. Eshte lloji i zakonshem i trumzes. Ajo ka gjethe me viza, gati ovale dhe kercell qe thyhet lehte.Ka lule te vogla, te kuqe ne maje, te mbledhura ne buqeta gati rruzullore. Rralle gjenden ne luadhe. Rralle e me shume rritet ne vendet malore, por edhe kultivohet. Bima lulezon ne qershor deri ne shtator. Lartesia e saj arrin 30 cm. famshem. Bimes i vlejne majat e lulezuara te cilat mblidhen nga muaji maj deri ne qershor.

Zhumbrica per cilesine e saj mjekesore, njihej qe ne lashtesi.Perdorimi i saj keshillohet ne semundjet infektive te stomakut, te zorreve te rrugeve urinare te mushke-rive, per kollen dhe per krimbat e zorreve.Perdorimi i jashtem praktikohet ne infeksione, enjtje si dhe per banjo te femijet e vegjel. Me valese te trashur per lyerje, luftohet edhe zgjebja.Vaji i saj perdoret ne pastat e dhembeve, ne sapunet etj.Edhe ne veterinari perdoret per larjen e plageve te gojes se kafsheve, ne eliminimin e krimbave nga zorret e tyre ne papilomat e pulave e te lepujve.

Ne kuzhine zhumbrica perdoret edhe si pikante, ndersa ullinjve u jep ere te kendshme.Vaji qe nxjerrim nga bima dhe nga majat e lulezuara perdoret krejtesisht ne industrine farma-ceutike.100 kg trumze e njome jep 300 - 600 gr, kurse po te jete e thate jep 1 - 2 kg vaj. Vaji del me distilim.

  • email Email miqve
  • print Versioni print
  • Plain text Vetem tekst
MDB2 Error: insufficient permissions