Kreu | Shëndeti | Forcimin e indeve te femijes dhe nervat e tij: Vjeskez - Satureia montana

Forcimin e indeve te femijes dhe nervat e tij: Vjeskez - Satureia montana

image

Bima ka gjethe te shendosha, te forta me pulla te zeza si qime.Shtermeni eshte shkure e vogel me lartesi 30 cm, me trup te drunjte, pak te forte e te degezuar, 3 cm mbi toke.Formon tufa lulesh me 2 - 4 lule te kuqe ose gjysme te bardha.Farezat i ka te vogla ovale me ngjyre geshtenje te hapur me ere te kendshme. Shtermeni mbin ne shkembinj e ne pllaja. Nga kjo bime gjenden mbi 7 lloje.Ajo eshte bleteushqyese dhe mjekesore. Bima njihej edhe ne lashtesi, dhe greket e vjeter nga ajo prodhonin veren trymbiten. Ne Florida te Amerikes, shtermenin e kultivojne ne kopshte. Ne France ai kultivohet ne shkalle te gjere dhe perdoret ne kuzhine si aromatik per disa gjelle, per ullinjte dhe per ruajtjen e stafidhes e te fiqve, gjethet e tij perzihen me to. Ndoshta eshte e vetmja bime, e cila me 25 - 30 gr gjethe te ziera ne nje liter uje rrit oreksin e rregullon stomakun. Ajo lufton sklerozen, dispepsine e stomakut dhe qeteson dhimbjet nervore dhe reuma-tizmale.Bima i sherben organizmit te njeriut me shume kur e perdor si banje. Ziejme mjaft shtermen, deri ne 3,6 kg gjethe e dege dhe e hedhim brenda ne uje te nxehte, pasi te kullojme valesen ( zjerjen ).Kjo banjo u ben mire sidomos personave te dobet. Ajo forcon indet e femijes dhe nervat e tij dhe pas 5 -6 banjash duket menjehere ndryshimi.Eshte qetesues i mire per dhimbjet nervore dhe reumatizmale. Nga shtermeni nxjerrim edhe vaj eterik.Bima mblidhet ne kohen e lulezimit, aty nga mesi i qershorit deri ne dhjetediteshin e pare te gushtit.


  • email Email miqve
  • print Versioni print
  • Plain text Vetem tekst
MDB2 Error: insufficient permissions