Kunder temperaturave dhe vret krimbat e zorreve, haraqina sheron edhe etjen e madhe, qe shkakton semundja e sheqerit: Haraqina mjekesore (valeriana officinalis)
Haraqina mjekesore eshte bime shumevjecare, me rrenje te shkurter dhe lastar te trashe, te larte e te degezuar. Gjethet i kane si pende prej 7-10 ciftesh. Kuroren e kane ngjyre te verdhe te dobet, ne ngjyre te kuqe ose te bardhe. Mbin ne livadhe e ne vende gurore. Haraqina njihej edhe ne lashtesi. Ajo lulezon qe ne maj e deri ne korrik, arrin deri ne 1 m lartesi dhe mbetet nje' nga bimet me te shquara mjekesore. Shumica e perdorin me uje te valuar. Ajo tretet mire ne stomak.
Eshte kunder temperaturave dhe vret krimbat e zorreve, haraqina sheron edhe etjen e madhe, qe shkakton semundja e sheqerit.
Rrenja e saj perdoret si qetesuese kunder spazmave, histerizmit, psikopatise, spazmave muskulare dhe per marje mendsh. Ne Gjermani e perdorin edhe kunder tenjes. Banjat me rrenje te ziera, qetesqjne spazmat e foshnjave. Edhe ne blegtori perdoret ne raste epilepsie dhe spazmash.
Rrenjet thahen ne diell dhe merren kur bima eshte motake.
Pergatitja: Ziejme nje luge kafeje rrenjesh me nje gote uje. Marrim 2-3 gota uji ne dite.
Rrenjet e saj vihen mbi avuj uji per 5-7 minuta ne temperature 105 - 106 °C ne trysni dhe lengu qe perfitohet ka te gjitha cilesite farmaceutike te bimes.
Perdoret edhe ne parfumeri dhe ne sapunet.
Macet i parapelqejne teper gjethet e valerines per te pastruar stomakun e tyre. Duket se eshte bime purgative per to.
Pihet si valese nga shume njerez per cilesite qe ka si tretese dhe qetesuese pas buke.
- Guret ne veshke, zorra e trashe, kapslleku etj: Qepa (Allium cepa)
- Kollen kronike, e nga jashte me lyerje ne semundje te lekures: Lulesyni - Uiola tricolor
- Pezmatimin e udheve te frymemarrjes, ne bronket, ne astmen e lagur, kollen e bardhe: Manushaqja eremire - Viola odorata
- Talentja kosovare e Londrës
- Perdoret ne pastat e dhembeve: Lisra - Thymus serpyllum



Facebook
Google
del.icio.us
Digg
Windows Live