Kreu | Shëndeti | Të Meta Të Refraksionit

Të Meta Të Refraksionit

image

Miopia

Defekt i refraksionit, për shkak të të cilit rrezet paralele që vijnë nga larg, mblidhen në fokus jo në retinen po përpara saj. Dallohen miopia aksiale (gjatesi e tepert e boshtit optik) , miopia e kurbaturës dhe miopia e indeksit (shtim i fuqisë refraktive te ambienteve të syrit).  Subjektivisht i sëmuri ka prirje të mbyllë pergjysmë  sytë (pakesohen rrathët e difuzionit , prandaj pamja bëhet më e qartë). Në qoftë se miopia është e lehtë (më pak se 4-5 D.) , paksohet mprehtësia e pamjes nga larg por mbetet normale për afër dhe për te lexuar.  Në qoftë se miopia ështl mbi 5 D, pakesohet mprehtësia edhe për afër dhe i sëmuri ka prirje tl afrojë gjithnjë e më shumë tekstin që lexon.Miopia ka karakter hereditar, zakonisht fillon në fëmini dhe shtohet progresivisht deri në moshën 20 vjeç. Në format më të theksuara mund të shfaqen edhe fenomene distrofike dhe degjenerative të koroitit, të retinës, që mund të jenë mjaft të rënda. Në rastet kur shfaqen këto ndryshime korio-retinike, duhet të merret parasysh se mund të shfaqen komplikacione të ndryshme (hemoragji, shkolitje të retinës), që mund te vinë vetvetiu. Sidoqoftë, këta njerëy këshillohen të mos merren me sporte të rënda (mundje, kërcime, etj), dhe, në përgjithësi , të kufizojnë aktivitet fizike te lodhshme. Një kujdes i veçantë duhet te tregohet për gratë miope në periudhën e barres dhe të laktacionit.Mjekimi: Korrigjim me lente; këshillohen lentet korneale të kontaktit, sidomos kur miopia është e theksuar. Për të rinjtë dhe adoleshentet keshillohen rikonstituentë  me kalçium, vitamina, ekstrakte hepatike. Për moshat më të medha, mjekime periodike vazoprotektore (Rutin+ Vit. C dhe E), ekstrakte plancetare.

Hipermetropia

02.gifNë syrin hipermetrop në gjendje pushimi të akomodacionit, rrezet  që vijnë nga larg, mblidhen në fokus në një pike prapa retinës. Te adoleshentët dhe të rinjtë hiperkontaksioni automatik i sforcuar i muskulit ciliar arrin të korrigjoje defektin në qoftë se nuk është shumë i madh, ose e korrigjon pjesërisht. Subjektivisht, në qoftë se defekti është i moderuar, pamja larg është e mirë (sepse kompensohet në saje të akomodacionit), pamja afër është e lodhshme dhe sjell turbullim, peshë, djegie, dhëmbje në regjionin e vetullave dhe të kokës, sidomos pas një pune të gjatë nga afër.  Objektivisht mund të vërehet një edemë e lehtë e qepallave, hiperemi konjuktivale, që nuk kalon me mjekime te zakonshme.

Astigmatizmi

Është një defekt i kurbaturës së kornesë. Astigmatizmi mund të jetë i çrregullt, d.m.th siperfaqja  e korn esë paraqet  çrregullime(s[ pasojë të traumës, te ulçeracioneve, të keratitit, etj), ky lloj astigatizmi është i vështire per  t’u korigjuar me lentë: në disa raste arrihen rezultate të mira me lentë korneale të kontaktik.Në astigmatizmin e rregullt i sëmuri ka ndryshime të rreyes të kurbaturës së kornesë në dz meridianet kryesore. Ky lloj astigmatizmi mund të cfarët të çfaqet si defekt i izoluar i refraksionit ose mund te kombinohet me miopi(astigmatizëm miop) ose me astigmatizm_jpg.jpghipermetropi(astigmatizëm hipermetrop). Në astigmatizmin e përzier, syri është miop ne njërin meridian dhe  hipermetrop ne tjetrin.Shenja subjetive: objektet e largëta nuk mund të vihen në fokus në mënyrë të qartë (astigmatizëm miop), ose objektet e afërta (astigmatizëm hipermetrop) ose as objektet e  largëta as të afërta (astigmatizëm i përzier); përveç kësaj të sëmurët kanë cefale frontale, djegje ose lodhje të syve, hiperemi konjuktivale ose blefarit si në hipermetropinë e thjeshtë.

Presbiopia

Dobesim fiziologjik (pas moshës 40 vjeç) i akomodacionit, sidomos kur kalohet nga shikimi larg (akomodacion pushimi ) në shikim afër (akomodacion pushimi); pamja e objekteve të largëta nuk është ndryshuar.Mjekimi i defekteve të refraksionit: miopia, hipermetropia, astigmatizmi dhe presbiopia.Vetëm me mjetet, aparatet dhe dijenitë e specialistit mund të korrigohen të metat e refraksionit, sepse dhënia e lenteve vetëm në bazë të ekzaminimit subjektiv nuk është e saktë dhe shpesh është e dëmshme. Kjo vlen veçanërisht për të sëmurët shumë te rinj dhe nganjëherë për të rriturit e rinj, në të cilët, me perjashtim te rasteve me miopi të theksuar, këshillohet ekzaminimi ne gjendje paralize të akomodacionit (me atropinë ose me cikloplegjikë të tjerë). Vetëm në rast presbiopie te të sëmurët mbi 40 vjeç, kur pamja larg është e mirë, po që ndjejnë vështirësi në lexim, mund të jepen syze sferike pozitive (sfero-konvekse) prej 1 deri në 4 D. për shikim afër (lexim, shkrim), ose edhe më të dobëta për disa punë të veçanta (p.sh. për muzikantët).

  • email Email miqve
  • print Versioni print
  • Plain text Vetem tekst
MDB2 Error: insufficient permissions