Fëmijët dhe pleqtë -më të prekurit nga diarreja
Çfarë është diarreja?
Mjekët e definojnë diarrenë si gjendje kur organizmi ka numër të shtuar të barkqitjeve gjatë një dite të vetme (ose mbi 3 barkqitje në ditë). Ndërsa, shumica e njerëzve e mendojnë diarrenë si sëmundje gjatë të cilës ata kanë jashtëqitje të lëngshme të shprehur dhe të shpeshtë.Pothuajse çdokush ka diarre në disa aspekte në jetën e tij/saj. Në vendet në zhvillim, ku sëmundjet që shkaktojnë diarrenë janë më të shpeshta dhe ku kujdesi shëndetësor është më pak i gatshëm për shërbime kualitative, diarreja është një problem i madh shëndetësorë për shkak se mund të shkaktojë dehidrim të rëndë, kërcënues për jetën. Fëmijët dhe pleqtë janë më të prirë për dehidrim nga diarreja.Diarreja që vjen papritur dhe kalon pas një periudhe prej 1-2 ditësh, zakonisht emërohet si “diarreja akute”. Shumica e njerëzve me diarre akute shërohen vetvetiu dhe pa nevojë për intervenime me terapi. Diarreja që zgjat më shumë llogaritet si “diarre kronike”. Diarreja kronike,në mënyrë të veçantë, kërkon një kujdes mjekësor për të gjetur shkaktarin që qëndron mbrapa saj dhe që nxit komplikimet,siç është dehidrimi i organizmit.Dehidrimi është më i shpeshtë tek fëmijët, organizmi i të cilëve ka më shumë ujë se sa ai i të rriturve. Duhet pasur parasysh se pasojat e dehidrimit mund të jenë fatale.
Çfarë e shkakton diarrenë?
Shkaqe të ndryshme mund të shkaktojnë diarrenë. Ja edhe shkaktarët më të mëdhenj:
Infeksionet
Më së shpeshti mund të prekeni nga diarreja
pas të rënit në kontakt me këto organizma ose agjentë infektues:
• Virus, siç është rotavirusi, enterovirusi ose virusi i hepatitit.
• Baktere, siç është E. Coli, Salmonella, Shigella, Clostridum, Vibrio cholerae.
• Parazit, siç janë ata që shkaktojnë amebiazë.
Ju mund të prekeni nga agjenti infektues përmes kontaktit me ndonjë individ i cili e ka atë, ose mund ta merrni pas ngrënies së ushqimit të kontaminuar ose pirjes së ujit të kontaminuar. Nëse hani ushqim i cili ka qenë i gatuar në mënyrë jo të duhur ose që është kontaminuar pas gatimit, mund të merrni helmim nga ushqimi, gjë që mund të çojë në diarre. Fëmijët të cilët vizitojnë çerdhe të kujdesit ditor si dhe familjet e tyre janë më të prirë të jenë të ekspozuar ndaj agjentëve të sigurt infektues.
Tek shumë njerëz të cilët udhëtojnë në vende të tjera paraqitet e ashtuquajtura “diarreja
e udhëtarëve”, zakonisht pas pirjes së ujit të kontaminuar. Diarreja infektuese është rrezik i pjesshëm në vendet në zhvillim ku është vështirë të mbahen uji i pistë dhe ujërat e zeza të ndara nga uji që shfrytëzohet për gatim,
pirje dhe larje, dhe ku pajisjet joadekuate e bëjnë të vështirë të praktikohet higjiena e mirë personale.
Shkaktarët tjerë
Një numër i sëmundjeve tjera jo infektive po ashtu mund të shkaktojnë diarre. Këtu përfshihen:
• Paaftësia për të tretur disa ushqime, përfshirë mos tolerancën për laktozë, vështirësitë në tretjen e sheqerit që gjendet në produktet me tharm; sëmundjet e zorrëve, paaftësia për të tretur grurin dhe disa drithëra të tjera; dhe problemet pankreatike, siç janë ata që shkaktohen nga fibroza cistike, e cila ndërhyn në prodhimin e disa substancave të rëndësishme tretëse.
• Largimi i një pjese të zorrës me anë të operacionit. Zorrët e shkurtuara mund të jenë të paafta për të absorbuar të gjithë substancën që ju e hani. Kjo emërtohet si sindromi i zorrës së shkurtër.
• Largimi kirurgjik i fshikëzës së tëmthit. Rritja e bilës në zorrë mund të rezultojë me jashtëqitje të qullët.
• Disa sëmundje të sistemit endokrin (hormonal), përfshirë çrregullimet tiroide, diabeti, sëmundja adrenale dhe sindromi Zollinger – Ellison.
• Disa tumore të rralla që prodhojnë substanca shkaktare të diarresë.
• Inflamacione të traktit intestinal, të cilat mund të rezultojnë me diarre kronike. Nëse keni sëmundje inflamuese të zorrëve (si ulcerë ose sëmundjen e Crohn-it), do të keni periudha të rregullta të diarresë gjatë shpërthimit
të sëmundjes.
• Sindromi iritues i zorrëve, i cili mund të shkaktojë periudha alternative të diarresë dhe konstipacionit (kapsllëkut).
- Guret ne veshke, zorra e trashe, kapslleku etj: Qepa (Allium cepa)
- Kollen kronike, e nga jashte me lyerje ne semundje te lekures: Lulesyni - Uiola tricolor
- Pezmatimin e udheve te frymemarrjes, ne bronket, ne astmen e lagur, kollen e bardhe: Manushaqja eremire - Viola odorata
- Talentja kosovare e Londrës
- Perdoret ne pastat e dhembeve: Lisra - Thymus serpyllum



Facebook
Google
del.icio.us
Digg
Windows Live