Kreu | Shëndeti | Si parandalohet kariesi tek fëmijët?

Si parandalohet kariesi tek fëmijët?

image

Fëmija duhet të ushqehet në mënyrë të rregullt,që nënkupton pesë deri në gjashtë shujta në ditë dhe në mes tyre, dhëmbët duhet të pushojnë në mënyrë që të arrihet procesi i remineralizimit.Të eliminohen ushqimet me konsistencë ngjitëse,pasi që ky lloj ushqimi mbetet në dhëmbë për një kohë të gjatë.Fëmijës gjithmonë duhet t’i ofrohet ujë për ta shuar etjen.Gjërat e ëmbla, siç janë bonbonet e ndryshme,çokollatat,keksët dhe lëngjet me përmbajtje të sheqerit, të konsumohen vetëm në raste të veçanta “festive”.Dhëmbët të jenë të pastër gjatë natës dhe fëmijës t’i ofrohet vetëm ujë për ta shuar etjen gjatë natës.Të pastrohen dhëmbët e fëmijës në mëngjes dhe në mbrëmje sipas metodave të preferuara (çdo fëmije deri në moshen 12 vjeçare duhet t’i ofrohet ndihmë për pastrimin e dhëmbëve, pasi që motorika nuk është ende e zhvilluar tek moshat e hershme).Pastrimi i dhëmbëve duhet filluar nga dhëmbi i parë që erupton, d.m.th.në moshat e hershme të fëmijërisë.Të përdoret pastë me përmbajtje të fluorit,sepse pastrimi i rregullt i dhëmbëve me pastë të fluorizuar është një ndër metodat më të preferuara për t’i eliminuar bakteret të cilat shkaktojnë kariesin.
  • email Email miqve
  • print Versioni print
  • Plain text Vetem tekst
MDB2 Error: insufficient permissions