Kreu | Shëndeti | Skizofrenia,sëmundje komplekse

Skizofrenia,sëmundje komplekse

image

Sëmundje, çrregullim mendor ose dëmtim në sistemin biokimik të trurit.Njohja, zbutja e stigmës,mirëkuptimi dhe trajtimi                               

Skizofrenia është një prej çrregullimeve mendore më kryesore që takohet më së shumti tek pacientet e stacionuar nëpër spitale psikiatrike ose klinika. Disa e quajnë edhe ‘mbretëresha e zezë’ e psikiatrisë.Etiologjia e sëmundjes ende mbetet mister.Etiologjia edhe përkundër shumë studimeve,tezave, kumtesave, këshillimeve, kongreseve,mbetet ndërlidhja mjaft komplekse në mes të tre faktorëve bazë, atyre biologjik, sikikpsikologjik
dhe sociologjik. Secili nga këta faktorë është fushë e gjerë me dominimet dhe mungesat e saja, në konteste dhe marrëdhënie me shumë e shumë faktor të tjerë precipitues.Në tërësi, shumica e specialistëve mendojnë që skizofrenia shkaktohet nga dy faktor të kombinuar; përbërja gjenetike e personit mund ta bëjë atë më të dobët, por ngjarjet stresuese apo përvoja jetësore apo familjare të posaçme mund ta shkaktojnë fillimin e
simptomave Sa i përket teorieve biokimike, kontribut të madh janë duke dhënë studimet e neurotransmiterëve,sidomos rrugët dopaminergjike dhe serotonergjike etj. Fakti që veprimet e antipsikotikëve në receptorët e dopaminës dhe serotoninës po sjellin përmirësimin e psikosimptomatologjisë së sëmundjes, na bënë të mendojmë që të arriturat në biokiminë e trurit ndoshta do ta ndriçojnë shkaktarin. Besimi i profesionistëve më shumë shkon kah biologjia e trurit.Punohet me të madhe në të tri këto fusha,jemi në pritje që shkencëtarët gjithnjë janë duke u afruar sqarimit të etiologjisë së skizofrenisë dhe çrregullimeve tjera mendore.Skizofrenia prek moshat nga adoleshenca, moshat e reja, mesatare dhe më rrallë moshat e vjetra.Paraqitja është e ngadalshme, e fshehtë dhe e shpejt. Me psikosimptomatologji të njohur, siç janë, deluzionet dhe halucinacionet, mirëpo edhe me simptoma mjaft të brishta, të përziera, jo specifike
pastaj me simptoma somatike dhe nevrastenike. Në paraqitjen e shpejt ka raste kur vjen me acarime,agresivitet dhe me ndonjë veprimtari të rrezikshme për personin e sëmurë si suicidiose violenca të tjera për rrethin.Është karakteristike psikosimptomatologjia,tash më e njohur, si pozitive, që u themi studentëve,produkon, si: deluzionet, halucinacionet,bizaritet etj. Kurse nga simptomat negative: anergjia, autizmi, disforija, negativizmi,
mosbashkëpunimi, izolimi etj. I sëmuri pëson shthurje të proceseve dhe funksioneve psikike. Më shumë dëmtohen të menduarit,raporti afektiv, disponimi, të gjykuarit,sfera epshore. Më pak dëmtohen orientimi, vetëdija, kujtesa dhe inteligjenca. Mirëpo,me avancimin e sëmundjes, dëmtohen, komprometohen,shthuren, çakordohen të gjitha proceset dhe funksionet psikike, sikurse instrumentalistët pa dirigjent. Pason alterimi i
personalitetit, humbja e virtyteve në shkallë të ndryshme. Varësisht nga mundësitë e trajtimit, efikasitetit, përkundër përpjekjeve të profesionistëve dhe rrethit, një numër i vogël i pacienteve shkon në invaliditet të rëndë.Personat skizofrenikë shpesh shprehen se bota u duket e ndryshme e gati ireale. Shtrembërimet më dramatike të perceptimit janë halucinacionet, të cilat janë përvoja ndjesore në mungesë të stimujve mjedisore realë.Shumë persona që vuajnë nga skizofrenia janë të shkëputur nga jeta shoqërore. I ashtuquajturi “izolimi social” shpesh shfaqet edhe para shfaqjes se simptomave të para skizofrenike si halucinacionet dhe deluzionet, dhe mund të jetë një nga shenjat e para se diçka nuk shkon mirë.Diagnostikimi bëhet në bazë të kritereve në DSM IV dhe në ICD-10. Sipas këtyre klasifikimeve flitet për çrregullime mendore,jo për sëmundje mendore. Pasqyra klinike mbetet metoda më e rëndësishme në diagnostikimin e sëmundjes.Përerisa nuk duhet mohuar metodologjia shtesë aty ku është e mundur, tek ne, një pjesë e kësaj metodologjie ende mbetet e shtrenjtë dhe e pazbatueshme, si hulumtimi me imazherin e sofistikuar, rezonanca magnetike,angiografia e trurit, pasqyrimi i metabolizmit të substancave ushqyese në pjesët e ndryshme të trurit, përcjellja me EEG etj.Tek ne, diagnostikimi bëhet kryesisht me pasqyrë klinike, aty ku është e mundur bëhet një pjesë e imazherisë trunore, tek pak raste etj. Kjo sëmundje ka disa forma-tipe si skizofreni paranoide, katatonike, e dezorganizuar,simpleks, jo e diferencuar ose jo specifike.Prognoza e sëmundjes është mjaft e ndryshme,shkencëtarët mendojnë që disa forma si ajo katatonike, paranoide kanë prognozë më të mirë në zhvillimin e saj, d.m.th., në përfundim më të mirë, kurse ajo e dezorganizuar dhe ajo simpleks është me prognozë më të keqe. D.m.th., përfundojnë me invaliditet.Ka edhe disa veti, nëse procesi psikotik paraqitet i vrullshëm dhe jo i ngadalshëm ose i fshehtë ka prognozë më të mirë. Paraqitja në moshë më të re, prognoza gjithashtu nuk është e mirë.Ende tek ne ekzistojnë paragjykime, se sëmundjet mendore janë të turpshme për individin, për familjen. Ky është një vizion mjaft i gabuar, sidomos për skizofreninë; një qëndrim i tillë e vonon diagnostikimin, trajtimin.Kështu që, e humbim hapin dhe përballemi me vështirësi në trajtimin e pacientit. Pastaj jemi kundër trajtimeve alternative që konsiderojmë humbje kohe dhe humbje materiale.Trajtimi i sëmundjes kryesisht bëhet me antipsikotik, anksilitik, hipnotik, antidepresiv,konform intenzitetit dhe kualitetit të psikosimtomatologjisë manifeste. Këtu si në tërë lëndën e psikiatrisë, janë të domosdoshëm pesë hapat e suksesit. Diagnostikimi i sëmundjes, përzgjedhja e antipsikotikut të mirë, doza adekuate, kohëzgjatja e trajtimit si dhe dialogu. Dialogu nënkupton që përpos ilaçit, t’i jepen këshillat e duhura,mbështetja, empatia, pacienti duhet të bindet që jemi në anën e tij së bashku me të dashurit e tij, familjen e tij. Tek disa pacient,varësisht nga kooperimi dhe gjykimi, herët a vonë, nevojitet mbështetja psikoterapeutike.Shpeshherë, trajtimi është mjaft i gjatë dhe kërkon vëmendje dhe mund nga ana e terapeutit dhe familjarëve. Problemi aktual tek pacientët tanë janë mundësitë e dobëta materiale të familjeve si dhe mundësitë e vogla shoqërore për barna. Këto të dyja së bashku bëjnë që pacientët mos të kenë terapi të vazhdueshme, mos mundësi të mbulohen nga Qendra të shëndetit mendor dhe kështu ata kane keqësime të shpeshta të sëmundjes.Këta faktor objektiv bëjnë prishjen e imazhit të psikiatërve duke menduar që aty është faji.Ja një rast me skizofreni: personi N.N., 37 vjeçar, i pamartuar, i sëmurë më shumë se dhjetë vite, jeton në bashkësi familjare, i pakujdesur për higjienën personale, bie në sy në rreth me sjellje te çuditshme. Vjen në klinikë gjithnjë vetëm, hynë ngadalë nëpër korridore, shkon tek zyra e mjekut të tij,nuk troket, shikon vetëm kur hapet dera e mjekut atëherë nëse konstaton që nuk është askush. Hyn brenda. I drejtohet mjekut: “a
thua çka kam unë? A jam i sëmurë... nuk po di. Të gjithë po më shikojnë, unë po shikoj veten, por... nuk po di, diçka po ndodh.... Të shtëpisë nuk po më lënë rehat, gjithnjë më bërtasin, ndoshta po donë me më qit diçka në ushqim për të më likuiduar...” Qëndron në këmbë, nuk ulet, fletë me zë më të ulur, i ndrojtur, disponimin e ka të keq. Dhe, meqë eshtë duke u trajtuar, procesi siç themi ne avancon, skizofrenia e ka alternuar mjaft.Kohët e fundit ka edhe një denoncim nga familja, sepse është bërë mjaft agresiv dhe kërcënon familjarët. Sigurisht do të pasojë trajtimi i detyruar me ndalesë. Sepse, këta persona shpeshherë nuk kuptojnë sëmundjen në atë mënyrë që nuk duhet shëruar, ata janë në botën e tyre, ajo botë për ata është reale dhe e mirë, ajo nuk u bënë probleme,kështu e mohojnë sëmundjen. Shpesh thonë për përcjellësit e tyre, ky është i sëmurë e jo unë e shumë e shumë bizaritete dhe bindje të çuditshme, mjaft të renda për familjen. Me këta të sëmurë duhet pasur mjaft kujdes, si nga familja ashtu edhe nga mjeku e shoqëria në tërësi. Në përgjithësi, është një angazhim i rëndë edhe për personelin edhe për rrethin.Mirëpo, ka edhe diçka të mirë këtu: kur personi shërohet ose përmirësohet, i kthehet familjes dhe shoqërisë.

  • email Email miqve
  • print Versioni print
  • Plain text Vetem tekst
MDB2 Error: insufficient permissions