Shkaktarët e sterilitetit tek meshkujt
Steriliteti tek një çift më së shumti është pasojë e numrit të pamjaftueshëm të spermatozoideve në derdhjen e meshkujve. Shkaktarët e njohur të sterilitetit janë pasojë e çrregullimit të funksionit të testikujve, transportimit të spermës ose çrregullimit të funksionit të disa strukturave trunore (hipofizës dhe hipotalamusit),funksioni normal i të cilëve është i patjetërsueshëm edhe për funksionim normal të testikujve.Megjithatë, tek po thuajse 50% e pacientëve,shkaktari i sterilitetit të meshkujve nuk është i qartë. Testi bazë për të përcaktuar gjendjen e spermatozoideve është i ashtuquajturi spermogrami,përmes të cilit vlerësohet numri i spermatozoideve në 1 ml, forma dhe pamja e tyre si dhe lëvizshmëria.Spermogrami i një mashkulli të shëndetshëm duhet të ketë më shumë se 48 milionë spermatozoide në 1 ml derdhje, me më se 63% të lëvizshme dhe me më shumë se 12% të të cilëve kanë morfologji normale.Mundësia e zvogëluar për fekondim ekziston tek ata meshkuj, të cilët kanë më pak se 13 milionë spermatozoide në 1 ml, më pak se 32% të tyre të lëvizshme dhe me më pak se 9% të spermatozoideve me pamje normale.Ky rezultat quhet si azospermi (mungesë spermatozoidesh) ose oligospermi (numër i zvogëluar i spermatozoideve).Analiza e hormoneve mashkullore vjen pas vështrimit të spermës. Testosteroni është hormoni kryesor i meshkujve i cili tajohet më së shumti në testikuj dhe niveli i tij mund të jetë i ulur nëse është i dëmtuar indi i testikujve ose nëse hipofiza ose hipotalamusi nuk tajojnë në sasi të duhur disa hormone (FS – folikulostimulues dhe luteinizues), të cilat janë të patjetërsueshme për funksionimin normal të testikujve.Çrregullimet në funksionimin e testikujve mund të dallohen përmes spermogramit jo të rregullt, ndërsa testosteroni është në kufijtë normalë. Abnormalitete të tilla mund të jenë pasojë e infeksioneve virusale ose disa infeksioneve tjera siç janë tuberkulozi ose sëmundjet seksualisht të transmetueshme.Disa barna të veçanta për shërimin e kancerit, janë shumë të dëmshme për spermatozoidet.Keqpërdorimi i hormoneve mashkullore për forcimin e muskujve po ashtu vepron në spermatozoide në mënyrë të padëshirueshme.Dëmtimi i spermatozoideve shkaktohet edhe tek meshkujt të cilët nuk i kanë testikujt të lëshuara në skrotum (qese), por ato mbeten në pjesën e sipërme (abdominale) ku në to vepron dëmshëm temperatura lokale.Për shkak të përcaktimit të gjendjes lokale dhe hormonale, duhet të bëhen vizita tek endokrinologu dhe urologu.
- Guret ne veshke, zorra e trashe, kapslleku etj: Qepa (Allium cepa)
- Kollen kronike, e nga jashte me lyerje ne semundje te lekures: Lulesyni - Uiola tricolor
- Pezmatimin e udheve te frymemarrjes, ne bronket, ne astmen e lagur, kollen e bardhe: Manushaqja eremire - Viola odorata
- Talentja kosovare e Londrës
- Perdoret ne pastat e dhembeve: Lisra - Thymus serpyllum



Facebook
Google
del.icio.us
Digg
Windows Live