Tromboza thellë venoze vrasës i heshtur
Dhimbjet në këmbë mund të jetë simptomë i një trombi të rrezikshëm të fshehur diku në vena, i njohur si tromboza e thellë venoze. TTHV formohet në ndonjë venë të madhe siç janë ato të këmbëve dhe mund të jetë vdekjeprurëse nëse trombi lëviz dhe kalon në mushkri ku mund të shkaktojë emboli pulmonare.
Me qëllim të ngritjes së vetëdijes te njerëzit për këtë problem, ekspertët shëndetësorë amerikanë kanë bërë nj fushatë me të cilën kanë treguar se tromboza venoze është “një vrasës i qetë, që vështirë diagnostikohet, derisa shumë pak njerëz janë në dijeni se bëhet fjalë për një problem shumë serioz mjekësor”.
Vlerësohet se çdo vit nga 350.000 deri në 600.000 banorë të SHBA-ve janë viktima të trombozës së thellë venoze, ndërsa rreth 100.000 prej tyre humbin jetën.
Trombët mund ta ndërpresin jetën shumë shpejt. Personi duket i shëndoshë, ndërsa vdes menjëherë gjatë udhëtimit të gjatë në një hapësirë të ngushtë.
Shenjat dhe simptomat e TTHV janë të lidhur me shkallën e mbylljes së qarkullimit venoz, inflamacionin e murit të enës së gjakut, por asnjë shenjë fizike ose kombinim i simptomave dhe shenjave nuk mjaftojnë për ta caktuar diagnozën, meqenëse TTHV mund të paraqitet edhe pa simptoma të dukshme.
Shenjat dhe simptomat më të shpeshta të TTHV:
- Ënjtja e këmbës
- Ndjeshmëri e dhimbshme te muskujt e nëngjurit, sidomos në shtypje postero-anteriore
- pika të nxehta në këmbë
- Shenja e Homanit pozitive në më pak se 50% të rasteve (jospecifike)
- Zgjerimi i venave sipërfaqësore, si dhe dhimbje në nivel të venës së trombozuar
- Simptoma të përgjithshme (lodhje, plogështi, temperaturë, por pa ethe)
- Në rastet e trombozës masive të venave ileofemorale dhe degëve të tyre, lëkura është edematoze, e zbehtë ose cianotike, me dhimbje të fuqishme dhe shpesh lajmërohen petekie, ndërsa në shputë dhe gishta paraqitet gangrenë iskemike
- Kollitje e pazakonshme, dhimbje gjatë frymëmarrjes së thellë dhe probleme tjera me frymëmarrje. Embolia pulmonare paraqet manifestimin e parë t TTHV, ndërsa paraqitet në 10% të rasteve.
- Guret ne veshke, zorra e trashe, kapslleku etj: Qepa (Allium cepa)
- Kollen kronike, e nga jashte me lyerje ne semundje te lekures: Lulesyni - Uiola tricolor
- Pezmatimin e udheve te frymemarrjes, ne bronket, ne astmen e lagur, kollen e bardhe: Manushaqja eremire - Viola odorata
- Talentja kosovare e Londrës
- Perdoret ne pastat e dhembeve: Lisra - Thymus serpyllum



Facebook
Google
del.icio.us
Digg
Windows Live