Kreu | Lajme | Gazeta Express | Lobim në Liban

Lobim në Liban

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Edith Harxhi, gjatë takimeve që pati me zyrtarë të lartë të Libanit, kërkoi njohjen sa më të shpejtë të pavarësisë së Kosovës, si një kontribut të madh për paqen dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit. “Pala libaneze tregoi mirëkuptim për çështjen e njohjes së Kosovës duke shpresuar që së shpejti edhe Libani do t'iu bashkohet shteteve që e kanë njohur atë”, thuhet në një njoftim të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë. Zëvendësministrja shqiptare, Edith Harxhi, edhe gjatë vizitës në Damask, gjithashtu i parashtroi palës siriane domosdoshmërinë e njohjes së pavarësisë së Kosovës, duke përmendur faktin se janë tashmë 63 shtete të botës që e kanë njohur atë dhe dy organizata të mëdha ndërkombëtare, mes të cilave 11 janë vende anëtare të Konferencës Islamike. Republika e Shqipërisë po jep një kontribut të madh në procesin e lobimit për njohjen e pavarësisë së Kosovës.
  • email Email miqve
  • print Versioni print
  • Plain text Vetem tekst
MDB2 Error: insufficient permissions