Arrestohet oficeri që ndihmoi Dajtin
Dyshimet se inspektori i krimeve të rënda në Drejtorinë e Policisë së Durrësit, Maringlen Muca, kishte lidhje me Dritan Dajtin lindën pas zbardhjes së thirrjeve telefonike që u sekuestruan pas arrestimit të këtij të fundit.
Maringlen Muca u arrestua nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të hënën paradite, pas një hetimi në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Kjo, ngase Gjykata e Krimeve të Rënda kishte nënshkruar masën e arrestit burg ndaj inspektorit të policisë.
Mësohet se Muca tashmë është marrë në pyetje nga hetuesit. Burime brenda Prokurorisë, të cilave iu referua televizioni NEWS24, konfirmojnë se ka prova të sigurta që vërtetojnë se inspektori Muca e kishte ndihmuar Dritan Dajtin dhe se kishte bashkëpunuar me të gjatë kohës që sa ai ishte në arrati.
Dajti u arrestua më 7 gusht 2009, në Durrës, pas gjashtë vitesh arrati. Në vitin 2003, derisa po gjykohej për vrasjen e një biznesmeni, Dajti u arratis në mënyrë spektakolare nga hapësirat e Gjykatës së Tiranës. Më 7 gusht 2009, gjatë një operacioni për arrestimin e tij, afër pistës Iliria në Durrës, Dajti vrau katër policë, kurse vetë mbeti i plagosur.
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka zgjatur edhe për dy muaj hetimet për dosjen “Dajti”, me qëllim të kryerjes së edhe disa veprimeve të tjera për zbardhjen e masakrës së 7 gushtit në Durrës. (BW)
- Guret ne veshke, zorra e trashe, kapslleku etj: Qepa (Allium cepa)
- Kollen kronike, e nga jashte me lyerje ne semundje te lekures: Lulesyni - Uiola tricolor
- Pezmatimin e udheve te frymemarrjes, ne bronket, ne astmen e lagur, kollen e bardhe: Manushaqja eremire - Viola odorata
- Talentja kosovare e Londrës
- Perdoret ne pastat e dhembeve: Lisra - Thymus serpyllum



Facebook
Google
del.icio.us
Digg
Windows Live