Kreu | Lajme | Gazeta Express | Shumë herët për Serbinë

Shumë herët për Serbinë

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Jelko Kacin, deklaroi gjatë një konference për shtyp në Kuvendin e Serbisë se ditëve të kaluara kishte dëgjuar pohime të politikanëve serbë, se ata synojnë të dorëzojnë kandidaturën për BE deri në fund të vitit, megjithëse të gjitha këto paralajmërime vinin nga politikanët e vetëm një partie. "Kjo është çështje e ardhmërisë së Serbisë dhe në këtë çështje fillimisht duhet të përgjigjet koalicioni, e pastaj edhe qeveria, ndonëse në atë proces duhet të përfshihet edhe opozita. Nuk bëhet këtu fjalë për dorëzimin e aplikacionit, por për marrjen e përgjigjes pozitive, e cila duhet t’i forcojë forcat proevropioane, të fuqizojë ambiciet në rajon dhe të shpejtojë gjithë procesin”, tha Kacin. Kacin, i cili në Beograd po merr pjesë në Konferencën e Pestë të Këshillit për integrime evropiane të vendeve të procesit të stabilizim-asociimit të Evropës Juglindore, theksoi se aplikimi nuk guxon të jetë një “hap që e ndalon, por një hap që e shpejton Serbinë”. Sipas Kacin, me aplikacionin nuk duhet shpejtuar, ngase, siç përkujtoi, "para se të kërcehet duhet të bëhen disa hapa”. Drejtori i Drejtoratit për Vendet e Ballkanit Perëndimor në Komisionin Evropian, Pierre Mirel, pohoi se aplikacioni për anëtarësim në BE duhet të dorëzohet pas konsultave me Presidencën e BE dhe me Komisionin Evropian. "Nuk shoh se si 27 vendet anëtare të BE do të mund ta shqyrtonin aplikacionin kur Marrëveshja Kalimtare Ekonomike është ende e bllokuar”, theksoi Mirel. Të hënën në Beograd filloi Konferenca e pestë e Këshillit për integrime evropiane të vendeve të procesit të stabilizim-asociimit për Evropën Juglindore, që do të zgjas dy ditë. Në konferencë marrin pjesë parlamentarët e rreth 15 shteteve të rajonit, ndërkohë që ajo do të përfundojë të martën, me aprovimin e një deklarate të përbashkët. (Beta)
  • email Email miqve
  • print Versioni print
  • Plain text Vetem tekst
MDB2 Error: insufficient permissions