Kreu | Lajme | Gazeta Express | Nëntë arrestime në Itali

Nëntë arrestime në Itali

Policia italiane ka arrestuar nëntë persona, përfshirë presidentin e klubit futbollistik italian Potenza SC të hënën, si pjesë e hetimeve për kurdisje të ndeshjeve. Autoritetet kanë thënë se arrestimet janë bërë nën akuzën për mashtrim dhe anëtarësim në organizata kriminale. Të arrestuarit janë të dyshuar për kurdisje të një takimi nga divizioni i dytë gjatë sezonit 2007/08 dhe shtatë ndeshje tjera të divizionit më të lartë amator nga edicioni i kaluar. Bigoni suspendohet për kurdisje Klubi nga liga e dytë zvicerane e futbollit, FC Gossau ka bërë të ditur se ka suspenduar në afat të pacaktuar mesfushorin Mario Bigoni pas akuzave për përfshirje në skandalin e kurdisjeve të ndeshjeve. Presidenti Roland Gnaegi ka thënë se Bigoni kishte pranuar se “gjithçka nuk ishte e pastër” në humbjen e ekipit 4-0 nga Lugano në shtëpi në muajin maj. 25 vjeçari kishte pranuar se një person e kishte angazhuar të kurdisë rezultatin.
  • email Email miqve
  • print Versioni print
  • Plain text Vetem tekst
MDB2 Error: insufficient permissions