Paratë s’i mori Jansha, por partia
Hetuesit finlandezë, të cilët e hetuan vërtetësinë e pohimeve për korrupsion gjatë blerjes së automjeteve të blinduara të kompanisë finlandeze Patria për nevojat e ushtrisë sllovene, erdhën në përfundim se gjatë kësaj pune pati korrupsion, deklaroi hetuesi kryesor, Kay Erich Bierquist.
Sipas asaj që të hënën publikoi ditorja ljubjanase ‘Delo’, hetuesi finlandez deklaroi se paratë me të cilat “u lehtësua” marrëveshja e vitit 2006 nuk i shkuan ish-kryeministrit slloven, Janez Jansha, por partisë së tij, Partisë Demokrate Sllovene (SDS).
Megjithatë, Jansha deklaroi se, me sa di ai, SDS kurrë nuk ka marrë asnjë para nga Finlanda, e as nga cilido shtet tjetër.
Bierquist ndërkaq theksoi se hetuesit finlandez që nga fillimi kishin një gjurmë, e cila i çonte drejt korrupsionit, edhe pse iu mungonin pjesët tjera të enigmës. Ai shtoi se, megjithatë, me plotë siguri mund të deklarojë se ka pasur “qarkullim të parave”, ngase për këtë gjë ekzistojnë të dhëna të shumta.
I pyetur nëse me po aq siguri mund të deklarojë se paratë janë kanalizuar drejt SDS, hetuesi finlandez u përgjigj pozivitisht, njoftoi agjencia sllovene e lajmeve STA.
Duke u thirrur në pohimet e dy personave të afërt me kryesinë e SDS, ‘Delo’, njoftoi se kjo parti befasisht përfitoi një shumë të madhe parash, pak para zgjedhjeve të vitit 2008.
- Guret ne veshke, zorra e trashe, kapslleku etj: Qepa (Allium cepa)
- Kollen kronike, e nga jashte me lyerje ne semundje te lekures: Lulesyni - Uiola tricolor
- Pezmatimin e udheve te frymemarrjes, ne bronket, ne astmen e lagur, kollen e bardhe: Manushaqja eremire - Viola odorata
- Talentja kosovare e Londrës
- Perdoret ne pastat e dhembeve: Lisra - Thymus serpyllum



Facebook
Google
del.icio.us
Digg
Windows Live