Basesku kryeson në Rumani
Anketat tregojnë se presidenti aktual rumun, Trajan Basesku, ka fituar raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani, me 34% të votave. Ai në raundin e dytë përballet me kandidatin socialdemokrat, Mircea Geoana, që ka fituar rreth 32%. Raundi i dytë mbahet më 6 dhjetor.
Nëse zgjidhet, Basesku të formojë qeverinë me bazë në Partinë Liberal Demokrate, e cila t’i shtyjë përpara reformat fiskale, të nevojshme për ndreqjen e raporteve me FMN.
Ndërsa Geoana i socialdemokrateve nuk ka premtuar reforma të tilla. Analistet thonë se Basesku duhet te zbusë stilin e tij konfrontues, që ka acaruar rivalët dhe ka dekurajuar votuesit, ashtu që të krijojë një koalicion qeveritar të suksesshëm. Ndërkaq, nëse fiton Geoana në qeveri do të vijnë politikanët e vjetër majtistë, me rrënjë të thella në sistemin komunist. Fituesi do ta caktojë kryeministrin dhe do zëvendësojë koalicionin e qendrës së majtë që ra ne tetor.
- Guret ne veshke, zorra e trashe, kapslleku etj: Qepa (Allium cepa)
- Kollen kronike, e nga jashte me lyerje ne semundje te lekures: Lulesyni - Uiola tricolor
- Pezmatimin e udheve te frymemarrjes, ne bronket, ne astmen e lagur, kollen e bardhe: Manushaqja eremire - Viola odorata
- Talentja kosovare e Londrës
- Perdoret ne pastat e dhembeve: Lisra - Thymus serpyllum



Facebook
Google
del.icio.us
Digg
Windows Live