40 shtete në Skena UP
Ministria e Kulturës u ka ndarë dhjetë mijë euro. Udhëheqësit e Festivalit Skena Up në faqen e tyre të internetit thonë se një ndër misionet e tyre kyçe është të tejkalojnë përkrahjen e vogël institucionale për studentët e filmit dhe teatrit anembanë Ballkanit. Misioni i tyre deri më tani, edhe pse me përkrahje të vogël financiare, ka rezultuar të jetë i suksesshëm. Këtë vit, për të shtatin vit me radhë, Organizata Joqeveritare Skena Up ka organizuar Festivalin Ndërkombëtar të studentëve për film dhe teatër, që do të mbahet nga 4-11 dhjetor. Arsyeja e mbajtjes së tij, jo si zakonisht në nëntor, por në dhjetor, drejtori i këtij festivali Arben Zharku thotë të kenë qenë zgjedhjet lokale, ato që i kanë shtyrë t’i lëvizin datat për një muaj më vonë.
Një muaj më herët ose një muaj më vonë, ka fare pak rëndësi, mjafton që të bëhen bashkë studentët kosovarë dhe ata nga bota për të prezantuar para regjisorëve, producentëve, shkrimtarëve dhe aktorëve, krijimet e tyre dhe një mundësi për një karrierë në të ardhmen. Organizatorët bëjnë të ditur se këtë vit shtetet pjesëmarrëse në festival kanë arritur numrin 40, ndërsa shkollat që i përfaqësojnë këto vende janë gjithnjë në rritje, “Është me rëndësi të përmendim faktin se çdo vit rritet numri i shkollave që marrin pjesë në festival, e ato janë: La femis nga Franca, NFTS nga Anglia, London Film School, FAMU nga Republika Ceke, Filmakademie Baden Wortenber nga Germania, American Film Institute nga SHBA, shkollat nga vendet e Ballkanit etj, janë rreth 40 shtete pjesëmarrëse sivjet në festival” ka thënë drejtori i festivalit Arben Zharku. Ndërkohë që përzgjedhjen e filmave konkurrues (rreth 500 sosh) e kanë realizuar Doruntina Basha dhe Visar Krusha, ndërsa për përzgjedhjen e programit të teatrit është përkujdesur Zana Hoxha Krasniqi.
Nisma për t’i promovuar vlerat artistike dhe ato profesionale, promovimi i mirëkuptimit dhe pajtimit ndëretnik në rajon, si dhe përpjekja për të vënë një bashkëpunim mes Kosovës dhe vendeve të botës, për një javë rresht do t’i japin Prishtinës së zymtë politike një doping artistik.
Festivali i sivjetmë krahas programit zyrtar mëton të sjell edhe disa risi, duke nisur nga përgatitja e një programi të përbashkët me njërin nga përzgjedhësit e festivalit të Berlinales, Bernd Buder, program ky që vë në qendër regjisorët debutant nga vendet e ish-Jugosllavisë.
“Krahas programit zyrtar të festivalit, sivjet kemi punuar që të sjellim edhe disa risi, ajo është që në bashkëpunim me Bernd Buder nga Gjermania kemi punuar një program special i cili fokusohet në regjisorët debutant nga vendet e ish-Jugosllavisë, pra do të jenë 5 filma që do të prezantohen çdo ditë gjatë festivalit, Bernd Buder është një kritik, dhe pre-selector për programin Forum në Berlinale dhe jemi shumë të lumtur që kemi mund ta angazhojnë një njeri të tillë” thotë Zharku. Të reja të tjera të festivalit Zharku ka thënë të jetë pjesëmarrja e një numri producentësh dhe drejtorësh të festivaleve me emër ndërkombëtar, prania e të cilëve, sipas tij do t’i jap kësaj ngjarjeje një peshë të madhe.
“Ardhja e Nik Powell, producentit të famshëm i cili është drejtor i National Film and Television School dhe Zv.Kryesyes i Bordit të European Academy Award, producent i “the Crying Games” e shume filmave tjerë të nominuar për Oscar. Pastaj, ardhja e Katriel Schorys, drejtor i Fondacionit të Filmit të Izraelit, do të mbajë një ligjëratë në festival. Gjithashtu, pjesëmarrës do të jetë edhe Jacques Achoti i cili ka qenë bashkëpunëtor i ngushtë i regjisorit Lars Von Trier në filmin e tij të fundit, dhe shume mysafirë të tjerë që do t’i japin një peshë shumë të rëndësishme festivalit.”
- Guret ne veshke, zorra e trashe, kapslleku etj: Qepa (Allium cepa)
- Kollen kronike, e nga jashte me lyerje ne semundje te lekures: Lulesyni - Uiola tricolor
- Pezmatimin e udheve te frymemarrjes, ne bronket, ne astmen e lagur, kollen e bardhe: Manushaqja eremire - Viola odorata
- Talentja kosovare e Londrës
- Perdoret ne pastat e dhembeve: Lisra - Thymus serpyllum



Facebook
Google
del.icio.us
Digg
Windows Live