Kreu | Lajme | Gazeta Express | Dënohet me burg ish-zëvendëspresidenti i Iranit

Dënohet me burg ish-zëvendëspresidenti i Iranit

Një zyrtar i lartë reformator në Iran është arrestuar me gjashtë vjet burg, nën akuzat se ka nxitur trazirat, për të përmbysur regjimin në Iran, ka njoftuar sot avokati i tij. Avokati Saleh Nikbakht theksoi se planifikon të paraqet ankesë ndaj dënimit të shprehur kundër ish-zëvendëspresidentit të Iranit, Mohammad Ali Abtahi. Ai ka 20 ditë kohë për të parashtruar ankesën e tij. Pas arrestimit të tij, Abtahi kishte pranuar para kamerave televizive se ka nxitur njerëzit që të shkaktojnë trazira. Familja dhe avokatët e tij kanë theksuar se ai është detyruar me dhunë që të pranojë akuzat kundër tij. Abtahi është njëri prej 200 politikanëve të moderuar në Iran, të arrestuar pas zgjedhjeve kundërthënëse presidenciale, të cilat u zhvilluan më 12 qershor. Ai është akuzuar për nxitje të trazirave nëpër rrugë, me qëllim të përmbysjes së regjimit të klerikëve në Teheran. Abtahi ka shërbyer si zëvendës-president nën presidentin reformator të Iranit, Mohammad Khatami.
  • email Email miqve
  • print Versioni print
  • Plain text Vetem tekst
MDB2 Error: insufficient permissions