Juventus s’ka frikë nga askush
Sulmuesi i Juventusit, David Trezeguet beson se ekipi ka kualitete të nevojshme për të mposhtur këdo në shtëpi dhe në udhëtim.
Bianconerët janë aktualisht në pozitën e dytë në Serie A dhe Grupin A në Ligën e Kampionëve. Ndërsa, Trezeguet është golashënuesi më i mirë i Juventusit këtë sezon me gjashtë gola në të gjitha garat.
“Besoj se Juventus nuk duhet të ketë frikë nga askush. Ne e dimë se Inter ka ekip të mirë por edhe ne kemi bërë përforcime të mira dhe jemi shumë më të fuqishëm në dallim me vitet e kaluara. Jemi të vendosur në arritjen e objektivave tona, në mesin e së cilave është edhe Scudetto” tha Trezeguet për televizion italian Rai Due.
I pyetur nëse ambiciet e Juventusit janë të zgjeruara edhe në Ligën e Kampionëve, Trezeguet u përgjigj: “Është titull të cilin nuk kam pasur kurrë kënaqësinë ta fitoj. Është objektiv i klubit, i tifozëve dhe dëshirojmë ta realizojmë. Shpresoj që ky do të jetë viti vendimtar për ne”.
Disa ditë më parë menaxheri i Trezegues, Antonio Caliendo kishte thënë se do të jetë vështirë që klienti i tij të largohet nga Juventus në fund të këtij sezoni.
“Kam menduar për largim është e vërtetë por ndërrimi i trajnerit ka qenë shumë i rëndësishëm për mua në shkallën personale dhe gjërat kanë ndryshuar” përfundoi Trezeguet.
- Guret ne veshke, zorra e trashe, kapslleku etj: Qepa (Allium cepa)
- Kollen kronike, e nga jashte me lyerje ne semundje te lekures: Lulesyni - Uiola tricolor
- Pezmatimin e udheve te frymemarrjes, ne bronket, ne astmen e lagur, kollen e bardhe: Manushaqja eremire - Viola odorata
- Talentja kosovare e Londrës
- Perdoret ne pastat e dhembeve: Lisra - Thymus serpyllum



Facebook
Google
del.icio.us
Digg
Windows Live