Kreu | Lajme | Gazeta Express | Ndërkombëtarët e impresionuar

Ndërkombëtarët e impresionuar

Diplomatët ndërkombëtarë në Kosovë, kanë filluar ditën e zgjedhjeve në Kosovë, me vizita të ndryshme nëpër qendra të votimit anekënd vendit. Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Christopher Dell, ka qëndruar në mëngjesin e së dielës në Graçanicë, ku është njohur me ecurinë e procesit të votimit në orët e para të hapjes së kutive. Ai është ndier i impresionuar me pjesëmarrjen e votuesve serbë në zgjedhje. “Deri më tani duket se ka më shumë votues këtu në Graçanicë, sesa në një shkollë që e vizitova në Prishtinë. Janë njerëzit që e menaxhojnë qendrën e votimit, janë vëzhguesit. Gjithçka po ecën mirë kështu që unë jam mjaft i inkurajuar”, u shpreh ambasadori Dell. Ndërsa, shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare, Pieter Feith, ka vizituar një qendër votimi në Prishtinë ku ka biseduar me kryesuesin e kësaj qendre dhe është njohur me ecurinë e procesit. “Gjithçka po shkonte mirë në këtë qendër të votimit. Përshtypjet janë shumë të mira. Shpresoj në përqindje sa më të lartë të mundshme të pjesëmarrjes së votuesve”, tha Feith. Në mëngjes, Graçanicën e ka vizituar edhe Doris Pack e cila kryeson një delegacion vëzhguesish nga Parlamenti Evropian.
  • email Email miqve
  • print Versioni print
  • Plain text Vetem tekst
MDB2 Error: insufficient permissions