Kreu | Lajme | Gazeta Express | Mot i mirë

Mot i mirë

Për një gjë kosovarët nuk do ta kenë problem gjatë ditës së sotme. Meteorologët kanë parashikuar mot të mirë. Kur është caktuar 15 nëntori si datë e zgjedhjeve, shumë parti janë frikësuar se moti i lig që mund të mbretërojë këtë ditë do t’i ndalë votuesit ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre. Sipas drejtorit të Institutit Hidro Meteorologjik të Kosovës, Sylë Tahirsylaj, të dielën Kosova do të vazhdojë të jetë “nën ndikimin e masave ajrore me veti të përafërta fizike”. “Moti do të jetë me diell dhe me vranësira kalimtare. Përgjatë rrjedhjes së lumenjve do të këtë mjegull, e cila do të zhduket në orët e para të ditës. Temperatura minimale do të luhatet nga 1 deri në 3 gradë celsius, ndërsa maksimalja nga 14 deri në 16 gradë celsius”, ka thënë Tahirsylaj.
  • email Email miqve
  • print Versioni print
  • Plain text Vetem tekst
MDB2 Error: insufficient permissions