Kreu | Lajme | Gazeta Express | LDD thotë se një kandidat i saj është rrahur në Skenderaj

LDD thotë se një kandidat i saj është rrahur në Skenderaj

(Update) Luzim Zeneli, zyrtar i lartë i Lidhjes Demokratike të Dardanisë, në një konferencë për gazetarë, ka denoncuar rrahjen që i është bërë një kandidati të kësaj partie për këshilltar të asamblesë komunale në Skenderaj. Sipas Zenelit, i sulmuari është Vehbi Mziu, i cili në qendrën e votimit në shkollën fillore të fshatit Palac, është sulmuar nga Sami Lushtaku, kryetar aktual i Skenderajt dhe kandidat i PDK-së edhe për një mandat. “Kandidati ynë për këshilltar komunal është sulmuar fizikisht nga kandidati për kryetar i kësaj komune. Për këtë çështje janë njoftuar edhe organet e policisë”, u shpreh Zeneli. Por këtë e mohon Sami Lushtaku i cili sqaron se një lajm të tillë e dëgjoi për herë të parë nga pyetja e Expressit. “Nuk është e vërtete se unë kam sulmuar dikë. Prej jush po dëgjoj që paska ndodhë ndonjë incident i tillë,” tha Lushtaku për Express. Zyrtarisht policia e Kosovës në rajonine Mitrovicës, ende nuk ka marrë deklaratën nga ankuesi i këtij rasti. “Ai ka biseduar me zyrtarë të policisë ndërkombëtare por ne ende nuk e kemi sigura deklaratën zyrtare nga ana e tij në lidhje me këtë incidnet të mundshëm“, thotë Hoti. Megjithatë, sipas informacioneve që kemi, besohet se kemi të bëjmë me një prishje të rendit dhe qetësisë publike jashtë qendres së votimit në fshatin palac të Skenderajt.
  • email Email miqve
  • print Versioni print
  • Plain text Vetem tekst
MDB2 Error: insufficient permissions