Kreu | Lajme | Gazeta Express | Sistemi operativ Google Chrome gati në 2010?

Sistemi operativ Google Chrome gati në 2010?

Sistemi operativ i Google, Google Chrome ende nuk është në treg, mirëpo vetëm është paralajmëruar se do të jetë gati dhe i lëshuar në treg, gjatë vitit të ardhshëm. Ky premtim tani është përsëritur edhe në TechCrunch, ku thuhet se do të jetë i gatshëm për javën e ardhshme. Vetëm disa detaje janë bërë të ditura, edhe pse dyshohet se fillimisht sistemi operativ do të ofrohet vetëm për numër të kufizuar të kompjuterëve. Thuhet se platforma e Google do ti ngjajë shumë asaj të Linux, mirëpo bazohet ekskluzivisht në aplikacionet të cilat aktualisht përdoren nga Chrome, edhe për softuerët online dhe ata offline. Disa nga zërat thonë se sistemi operativ i Google nuk ka gjasa të dal para vitit 2010, ndërsa prodhuesit si Acer, ASUS, Lenovo dhe të tjerët kanë shprehur gatishmërinë e tyre për ta përdorur këtë sistem operativ, kundrejt atij të Microsoft, pasi që do të jetë me një çmim më të lirë, dhe nuk do të ketë licenca tjera përcjellëse të cilat janë të shtrenjta, gjithashtu. /ipko.net/
  • email Email miqve
  • print Versioni print
  • Plain text Vetem tekst
MDB2 Error: insufficient permissions