Kreu | Lajme | Gazeta Express | Sejdiu dënon sulmin ndaj Ahmetit

Sejdiu dënon sulmin ndaj Ahmetit

Presidenti Fatmir Sejdiu e ka dënuar tentim atentatin ndaj kandidatit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të Mitrovicës, Hysni Ahmeti, duke e cilësuar një përpjekje për ta njollosur procesin e mirë parazgjedhor, që kanë zhvilluar deri më tani, partitë politikë. “Me shqetësim të thellë mora lajmin për aktin e shëmtuar që ka ndodhur sonte në Mitrovicë, ku në mënyrë tinëzare është shtënë më armë zjarri kundër Hysni Ahmetit, kandidat i AAK-së për kryetar të Komunës së Mitrovicës. Ky akt, njësoj sikurse ai i mbrëmshmi në Deçan, është një përpjekje e ligë për ta njollosur procesin e mirë parazgjedhor që kanë zhvilluar partitë politikë, kandidatët e pavarur dhe të gjithë qytetarët anekënd Kosovës, të cilët kanë marrë pjesë në veprimtaritë përuruese që janë zhvilluar deri sonte”, thuhet në reagimin e Sejdiut, shpërndarë mbrëmë medieve. Presidenti Sejdiu u ka bëj thirrje subjekteve politike dhe të gjithë qytetarëve që të përmbahen nga çfarëdo akti që cenon sigurinë e qytetarëve dhe rendin publik. Po ashtu, ai i ka ftuar të gjithë liderët politikë që të ndikojnë te anëtarësia dhe simpatizantët e partive të tyre, në mënyrë që t’u shmangen akteve të tilla, të cilat bien ndesh me ligjin dhe janë në kundërshtim të plotë me kulturën demokratike që duhet të tregojmë të gjithë së bashku në këtë moment të rëndësishëm për vendin dhe të ardhmen e tij.
  • email Email miqve
  • print Versioni print
  • Plain text Vetem tekst
MDB2 Error: insufficient permissions