Kreu | Lajme | Gazeta Express | Enke kishte rënë në depresion

Enke kishte rënë në depresion

(UPDATE) Një ditë pas vdekjes së bashkëshortit Robert, Teresa Enke, e ka mbajtur një konferencë për shtyp, ku ka treguar më hollësisht rreth situatës në të cilën po kalonte kohëve të fundit 32 vjeçari. “Ishin momente të vështira, pasi që ai ishte plotësisht në depresion. Ai frikësohej se po i humbte të gjitha”, rrëfen fillimisht ajo. “Ishim së bashku për shumë kohë. Koha në Stamboll dhe në Barcelona ishte e vështirë. Më pas, moment edhe më i vështirë ishte vdekja e vajzës sonë, Lara... Jam munduar të jem me të gjatë gjithë kohës. I kam thënë se futbolli nuk është gjithçka, dhe se ka shumë gjëra të tjera në jetë. Jam munduar që gjithmonë që ta ndihmoj për ta kaluar këtë krizë. Ai frikësohej se do ta humbte edhe Leilan (vajzën e adoptuar)”, shtoi ajo. Gjermania anulon ndeshjen me Kilin Federata e Futbollit e Gjermanisë ka vendosur që ndeshjen miqësore kundër Kilit - e paraparë të zhvillohej të shtunën - ta anulojë pas vetëvrasjes që bërë portieri i përfaqësueses gjermane dhe Hannoverit, Robert Enke. Këtë e ka konfirmuar kreu i futbollit gjerman Theo Zwanziger, në një konferencë për media. Gjithashtu Zwanziger ka bërë të ditur se skuadra e drejtuar nga selektori Joakim Loew i ka ndërprerë stërvitjet. Trajneri i pancerve ka thënë se është i tronditur nga tragjedia që ndodhi të martën mbrëma. Sipas tij, Enke nuk ka qenë vetëm një lojtar i shquar, por edhe një person i madh. "Askush nga lojtarët nuk është në gjendje për të lëvizur në këtë situatë. Ne kemi humbur një mik,"ka thënë Loew. Mediat gjermane kanë raportuar se përfaqësuesja e Gjermanisë do ta zhvillojë ndeshjen tjetër miqësore kundër Bregut të Fildishtë, e cila është e paraparë të zhvillohet në mesin e javës së ardhshme. Tragjedi në Hannover, vetëvritet Enke Tragjedi në Gjermani. Portieri i Kombëtares gjermane dhe i Hannoverit, Robert Enke, ka vdekur në një incident trafiku. Portieri 32 vjeç është shtypur nga një tren, teksa po kalonte nëpër hekurudhë në ‘Neustadt am Ruebenberge’, rreth orës 18:30 të ditës së martë. “Hetimet e para bëjnë të ditur se bëhet fjalë për një vetëvrasje”, ka thënë një zëdhënës i policisë gjermane. Këtë e ka konfirmuar më pas edhe njëri nga shokët e futbollistit. “Robert është vetëvrarë në ora gjashtë të pasdites, këtë mund t’ua konfirmoj”. Enke e ka lënë gruan dhe një vajzë tetë muajshe, të cilën e kishte adoptuar në muajin maj, tri vjet pas vdekjes së vajzës së tij, atë kohë dyvjeçare, pas një sulmi kardiak. Ky lajm e ka bërë të zymtë ambientin në Kombëtaren gjermane, pak ditë para miqësores në Koln me Kilin. Ishin selektori i Gjermanisë, Joachim Loew, dhe menaxheri i Kombëtares, Oliver Bierhoff, ata që ua bënë të ditur lajmin tronditës futbollistëve të Kombëtares. “Jemi të shokuar, nuk e dimë se çka të themi”, deklaruan ata. Edhe presidenti i Hannover, Martin Kind, ka mbetur i shokuar me këtë lajm. “Ishte një incident, një dizastër absolut. Është një gjë të cilën nuk po mund ta kuptoj”, tha ai. Enke, i cili ishte zëvendës i Jens Lehmann gjatë Euro 2008, ishte lënduar qe disa javë. Ai nuk ishte ftuar për ndeshjen me Kilin, e as për atë me Bregun e Fildishtë, që do të zhvillohet me 18 nëntor. Enke i ishte rikthyer Hannoverit dy ditë më parë, pas një periudhe pushimi në Bundesliga, për shkak të lëndimit. Në karrierën e tij, ai e kishte veshur fanellën e disa skuadrave, duke filluar nga Benfica (1999-02), Barcelona (2002-03) e Tenerife (2003-04). Në atdhe, para Hannoverit, ku luajnë edhe dy shqiptarët Altin Lala e Valdet Rama, ai kishte mbrojtur edhe për Borussia Moenchengladbach.
  • email Email miqve
  • print Versioni print
  • Plain text Vetem tekst
MDB2 Error: insufficient permissions