Kreu | Lajme | Gazeta Express | Izraeli nuk përjashton asnjë opsion kundër Iranit

Izraeli nuk përjashton asnjë opsion kundër Iranit

Izraeli është duke përgatitur të gjitha opsionet e mundshme, në përpjekje për të bindur Iranin që të ndalë programin e vet bërthamor, ka deklaruar gjenerali më i lartë i ushtrisë së Izraelit, para një paneli të parlamentit të Izraelit, ka njoftuar një zyrtar. Ai theksoi se pret që udhëheqësit botëror deri në fund të këtij viti të vendosin se cili është aksioni që do të ndërmarrin, në kuadër të përpjekjeve për të ndalur programin iranian. “Ne po përgatisim të gjitha opsionet dhe politikanët duhet të vendosin se cilin shteg do të ndjekin, për të ndalur zhvillimin bërthamor të Iranit”, tha shefi i shtatmadhorisë së forcave të armatosura të Izraelit, Gabi Ashkenazi, gjatë takimit që pati me anëtarët e Komitetit për çështje të jashtme dhe mbrojtje të parlamentit të Izraelit. Duke lënë të kuptohet se Izraeli ende është duke e shqyrtuar mundësinë e aksionit ushtarak, Ashkenazi theksoi se për të ndalur Iranin mund të ndihmojë edhe aksioni diplomatik apo sanksionet ekonomike. Ashkenazi tha se Irani është duke e luajtur një rol aktiv në betejën mes radikalëve dhe të moderuarve për hegjemoni në Lindjen e Mesme dhe se ky vend furnizon me armatim armiqtë kryesor të Izraelit, siç janë grupet radikale Hezbollah dhe Hamas.
  • email Email miqve
  • print Versioni print
  • Plain text Vetem tekst
MDB2 Error: insufficient permissions