Kreu | Lajme | Gazeta Express | Maqedonia s’është gati për BE

Maqedonia s’është gati për BE

“Jo unë nuk mendoj ashtu. Maqedonia nuk është gati për të hyrë në BE, dhe burokracia e BE këtë e di shumë mirë. Maqedonia ka marrë një datë për fillimin e negociatave, por vetëm për shkak se BE është shqetësuar shumë me gjendjen shpërthyese në Bosnje e Hercegovinë, në Kosovë, dhe në Maqedoninë Perëndimore, ku shqiptarët janë në shumicë”, theksoi Vaknin, derisa po përgjigjej në pyetjen se a do të integrohet Maqedonia në BE në vitin 2012. Ndërkaq, deklaratën e një anëtari të BDI, se çështja e emrit duhet të zgjidhjet deri në dhjetor, Vaknin nuk e cilëson si asgjë serioze. “Kjo s’do të thotë asgjë. Çështja nuk do të zgjidhet deri në dhjetor, natyrisht. Megjithatë, Qeveria do të jetë në gjendje të tregojë një progres procedural, të bëjë disa propozime ‘krijuese’, ashtu që BDI të shprehet e kënaqur me këto ‘arritje’”, theksoi Vaknin për revistën portugeze ‘Politika’. Ndërkaq, sa i përket PDSH, Vaknin ka nënvizuar se kjo parti do të tentoj që, përmes metodave demokratike dhe paqësore, ta rrëzoj partinë e Ali Ahmetit. “PDSH ka marrë një porosi të qartë nga shqiptarët e Shqipërisë, nga ata në Kosovë, por edhe nga komuniteti ndërkombëtar, se një tjetër luftë civile (si ajo e vitit 2001) nuk do të tolerohet më. PDSH tashmë është në kërkim të një alternative, të një strategjie më të qetë për rrëzimin e BDI, por në përputhje me rregullat e një loje demokratike”, pohoi Vaknin. Sipas Vaknin, Maqedonia ende përballet me shumë probleme të jashtme dhe brendshme, megjithëse ka ngecje edhe përmbushjen e reformave në gjyqësi dhe ekonomi. “Gjykatat vazhdojnë të jenë të politizuara, të bllokuara, të korruptuara, etj. Ligji zbatohet në mënyrë selektive, kundër kundërshtarëve politikë dhe gazetarëve hulumtues. Procedimet janë shpesh aq të ngadalta saqë ato e dëmtojnë së tepërmi drejtësinë”, sqaroi ai. Ndërkaq, për sa i përket ekonomisë maqedonase, ai nënvizon se Maqedonia ende ka një deficitit të madh tregtar (të barabartë me 45 përqind të PBB), sepse tregjet e saj të eksportimit nuk janë të larmishme, industria e saj është jokonkurrente, por edhe për shkak të shumë problemeve tjera. E gjithë kjo, ngase reformat e bëra në ekonomi kanë qenë më tepër kozmetike se sa efektive.
  • email Email miqve
  • print Versioni print
  • Plain text Vetem tekst
MDB2 Error: insufficient permissions