Lajm i mirë
Kërkesa e parë e drejtuesve të futbollit kosovar, që pritet të miratohet nga FIFA-së, është ajo që klubet e huaja t’i paguajnë dëmshpërblim ekipeve kosovare në rast se përforcohen me ndonjë futbollist nga Kosova, ashtu siç ndodh në gjithë botën e futbollit.
Së paku kështu u ka premtuar kreu i FIFA-s, Sepp Blatter, udhëheqësve të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) gjatë takimit ndërmjet tyre që u mbajt të enjten në selinë e FIFA-së në Zurich.
Në rast se ky premtim i zyrtarëve të FIFA-s realizohet brenda këtij viti, atëherë nga ky rast jo që do të përftojë vetëm futbolli kosovar, por edhe Kosova si shtet. Kështu thotë Arbnor Morina, trajneri i Kosovës së Vushtrrisë, ekip i cili njihet për “prodhimin” e talenteve.
“Kur kjo kërkesë e FFK-së do të aprovohet nga FIFA, atëherë pikë së pari do të përfitojë Kosova, sepse formalisht po njihet si shtet edhe nga venet të cilat zyrtarisht ende nuk e kanë njohur. Po ashtu, edhe FFK-ja do të njihet ndërkombëtarisht si federatë legjitime. Prej kësaj do të përfitojnë edhe klubet kosovare dhe vetë futbollistët tanë”, deklaroi Morina për Express.
Sipas tij, prej tani e tutje kontratat mes klubeve dhe futbollistëve pritet të respektohen maksimalisht, gjë që nuk ka ndodhur deri më tani. Ai tha se nëse një lojtar transferohet prej ekipit kosovar në ndonjë klub evropian, atëherë në Kosovë do të vijnë përfitime të kënaqshme.
“Kur një klub i huaj dëshiron të përforcohet me një lojtar nga Kosova, atëherë ai klub duhet të merret vesh fillimisht me futbollistin dhe më pas me klubin rreth dëmshpërblimit. Nëse të dyja klubet merren vesh, atëherë lojtari e merr fletë-lëshimin në klubin amë, kartonin e gjelbër në FFK dhe më pas kalon në klubin e tij të ri. Pjesa më e madhe e dëmshpërblimit i takon klubit, i cili e ka liruar lojtarin, kurse një përqindje të atij transferimi e përfiton FFK-ja”, shtoi ai.
Ai tha se tani klubet kosovare do ta kenë më të vështirë për t’i bindur lojtarët e tyre të nënshkruajnë kontrata më afatgjate. Por, sipas Morinës, për t’i bindur lojtarët që t’i vazhdojnë kontratat, klubet do të jenë të detyruara t’ua rrisin pagat.
Në anën tjetër, njëjtë si Morina është shprehur edhe trajneri i Gjilanit, Muharrem Sahiti.
“Nëse ky vendim përfundimisht merret nga FIFA, atëherë do të jetë i mirëseardhur për ne. Transferimet do të bëhen normalisht si në gjithë botën. Nga kjo më së shumti do të përfitojnë futbollistët, klubet, federata, por edhe Kosova si shtet”, tha Sahiti.
Sokoli: Kënaqemi vetëm me pranim të plotë
Jo të gjithë kosovarët i kënaq fakti nëse FIFA përfundimisht e aprovon kërkesën e FFK-së për transferime të lojtarëve kosovarë në muajin dhjetor. Trajneri i KEK-ut, Bylbyl Sokoli, thotë se pranimi i këtyre kërkesave parciale nga ana e FIFA-s mund ta zvarritë pranimin e plotë të Kosovës në këtë asociacion.
Sipas tij, FFK-ja duhet t’i parashtrojë vetëm një kërkesë FIFA-s: pranimin e plotë të Kosovës në këtë asociacion.
“Nuk duhet të kënaqemi nëse FIFA e pranon këtë kërkesë të FFK-së për transferime. Aspirata jonë është pranimi i plotë i Kosovës në FIFA. Me këtë rast, të gjitha kërkesat tjera të FFK-së do të përmbusheshin vetvetiu”, deklaroi Sokoli për Express.
“Kërkesat tona parciale do ta ngadalësojnë shumë procesin e pranimit të plotë të Kosovës në FIFA. Këtë veprim FIFA e ka bërë me qëllim të pritet vendimi i gjykatës së Hagës për Kosovën. Pra, ky rast ka prapavijë politike. Zvarritjet e tilla për ne janë të papranuara, sepse Kosova i plotëson kushtet për pranim. Pallavra të FIFA-s janë ato që thonë ‘duhet të jesh anëtar i OKB-së’. Si mundet të qëndron ky fakt, kur FIFA ka më shumë anëtarë të saj sesa që ka OKBA-ja”, theksoi ai.
FFK-ja, shumë e kënaqur
Me t’u kthyer nga Zvicra - ku janë takuar me zyrtarët e FIFA-s - drejtuesit e futbollit kosovar kanë mbajtur një konferencë për media në Prishtinë, ku takimin e tyre me Sepp Blatterin e quajtën historik.
“Kemi hasur në mirëkuptim të Sepp Blatterit. Njëra prej kërkesave tona, ajo për transferime të futbollistëve, sipas të gjitha gjasave do të aprovohet nga Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s në muajin dhjetor. Pas kësaj hap pas hapi do të shkojmë deri në pranimin tonë të plotë. Kjo ka qenë edhe kërkesa e jonë primare në këtë takim”, ka deklaruar kreu i FFK-së, Fadil Vokrri.
- Guret ne veshke, zorra e trashe, kapslleku etj: Qepa (Allium cepa)
- Kollen kronike, e nga jashte me lyerje ne semundje te lekures: Lulesyni - Uiola tricolor
- Pezmatimin e udheve te frymemarrjes, ne bronket, ne astmen e lagur, kollen e bardhe: Manushaqja eremire - Viola odorata
- Talentja kosovare e Londrës
- Perdoret ne pastat e dhembeve: Lisra - Thymus serpyllum



Facebook
Google
del.icio.us
Digg
Windows Live