Kreu | Lajme | Gazeta Express | Rusët nuk e dinë se kush e ka ndërtuar murin e Berlinit

Rusët nuk e dinë se kush e ka ndërtuar murin e Berlinit

Më shumë se gjysma e rusëve nuk e dinë se kush e ka ndërtuar murin e Berlinit, një prej simboleve më famëkeqe të Luftës së Ftohtë, ka dëshmuar rezultati i një ankete të re. Dhjetë për qind e të anketuarve, të intervistuar nga agjencia për hulumtimin e opinionit, VTsIOM, ishin të mendimit se muri është ndërtuar nga vetë banorët e Berlinit-edhje përkundër faktit se qëllimi i ngritjes së murit ishte që të parandalohet arratisja e banorëve të Gjermanisë lindore në Gjermaninë Perëndimore, nëpër qytetin e ndarë të Berlinit. Gjashtë për qind të te anketuarve theksuan se muri është ndërtuar nga Perëndimi, ndërsa katër për qind theksuan se ai është ngritur me iniciativë të përbashkët të ish-Bashkimit Sovjetik dhe Perëndimit. 58 për qind të te anketuarve theksuan se nuk e dinë se kush e ka ndërtuar murin, ndërsa vetëm 24 për qind e rusëve të anketuar ofruan përgjigjën e saktë se muri është ndërtuar nga Bashkimi Sovjetik dhe Gjermania Lindore atëbotë komuniste. Siç dihet, muri i rrënua më 9 nëntor të vitit 1989, ngjarje kjo e cila 11 muaj më vonë rezultojë me bashkimin e Gjermanisë.
  • email Email miqve
  • print Versioni print
  • Plain text Vetem tekst
MDB2 Error: insufficient permissions