Tifozët e Koblenzit i ndihmojnë Skelës
Aksione të këtilla ka vetëm në Koblenz. Me qëllim që përforcimi i ri i Koblenzit, Ervin Skela të hyjë sa më parë në shtëpinë e tij të re, simpatizuesit e ekipit kanë vendosur të ndihmojnë.
Gjatë fundjavës ata ia lyen muret e shtëpisë, ndërsa në fillim të javës së ardhshme është paraparë që Skela të hyjë në shtëpinë e tij.“Ndihmojmë me dëshirë. Ervini është një njeri shumë i mirë dhe do të bëjë shumë për Koblenzin”, thotë Berger, tifoz i Koblenzit.
Ka tashmë tre muaj e gjysmë që Skela së bashku me familjen e tij ka jetuar në hotel. Pas ndeshjes kundër Paderbornin do t’i vijë fundi i jetës në hotel.
“Falënderoj një mijë herë këta djelmosha. Kurrë nuk kam përjetuar një gatishmëri të tillë për të ndihmuar. Vërtet sensacionale. Do të shpik diç të jashtëzakonshme për të falënderuar këta djelmosha”, thotë mesfushori i ri i Koblenzit.
- Guret ne veshke, zorra e trashe, kapslleku etj: Qepa (Allium cepa)
- Kollen kronike, e nga jashte me lyerje ne semundje te lekures: Lulesyni - Uiola tricolor
- Pezmatimin e udheve te frymemarrjes, ne bronket, ne astmen e lagur, kollen e bardhe: Manushaqja eremire - Viola odorata
- Talentja kosovare e Londrës
- Perdoret ne pastat e dhembeve: Lisra - Thymus serpyllum



Facebook
Google
del.icio.us
Digg
Windows Live