Këshilla praktike për sëmundje të stinës
Nuk duhet të vraponi menjëherë në barnatore sa herë që keni kokëdhembje, mundime në stomak, diarre apo puçrra. Bari për probleme të vogla shëndetësore ndoshta gjendet në dollapin e kuzhinës suaj.
Më poshtë do i japim disa këshilla se si t’i shmangemi barnave kur kemi simptoma tw këtilla....
Inflamacioni i fshikëzës urinare
Pas çdo urinimi vëni në vagjinë një vatë të njomur në vaj levande të tretur me ujë. Kjo do të zbusë djegien. Pini sa më shumë lëngje, sepse lëngjet i lehtësojnë simptomat e cistiteve. Lëngu nga belushi gjithashtu ka efekt të mirë. Në qoftë se inflamacioni zgjat...
Goja e tharë
Në qoftë se uji nuk mund t’ju zbusë tharjen e gojës, shtojini disa rriska limoni. Limoni ka shije të thartë, andaj do të nxisë tajiten e jargëve, dhe do të zbusë tharjen e gojës.
Kokëdhembja
Shtrëngojeni me gishtin e madh dhe me gishtin tregues të dorës rajonin ndërmjet gishtit të madh dhe gishtit tregues të dorës tjetër dhe vazhdoni shtypjen dy minuta. Përsëriteni këtë veprim edhe në dorën tjetër. Ky masazh akupresure kineze u rekomandohet shtatzënave...
Kapsllëku (konstipacioni)
Lulezonja është laksativ i shkëlqyeshëm, andaj thjesht mund të hani një kërcell lulezonje dhe rezultati nuk do të mungojë. Janë shumë të dobishme edhe fletët e kasias...
Lëkura e tharë
Për t’ia kthyer lagështinë lëkurës, përdoreni lëngun të cilin e keni shtrydhur nga fletët e bimës Aloe (bimë tropikale).
Inflamacioni i mukozës
(kandidaza) Fletët e kumakut hidhini në ujë të valuar dhe lërini që të ftohen dhjetë minuta. Nxirrini fletët dhe shtojini dy pika lavande, ndërkaq me të shpërlajeni rajonin e goditur. Jogurti i thjesht gjithashtu ndihmon në zbutjen e djegieve dhe të kruarjeve.
Duar të vrazhda
Lëkura e tharë dhe e vrazhdë e duarve mund të kurohet me përzierje të patates së grimcuar dhe vajit të ullirit. Thjesht, qiteni tretjen në lëkurë, lëreni dhjetë minuta dhe pastaj lajeni.
Lodhja
Dhjetë pika vaji rigoni, 15 pika të bimës Litsea Cubeba dhe pesë pika vaji mendre përzieni në një bazë vaji bajameje. Hidhini disa pika të kësaj tretjeje kur bëni banjë për t’u freskuar apo një pikë në faculetë në mënyrë që të inhaloni parfumin, i cili do t’ju relaksojë shumë.
Era e pakëndshme e trupit
Përzieni 6 pika vaji eterik të lavandës me një gjysmë litri uji të distiluar dhe qiteni me gishtërinj në ato pjesë të trupit të cilat ju djersiten më së shumti
Shputa atletike
Fjala është për infektimin me kërpudhën, e cila më së miri rritet në ambientin e ngrohtë dhe me lagështi. Lajini rregullisht shputat dhe thajini mirë (posaçërisht rajonet ndërmjet gishtërinjve) dhe sëmundja do të eliminohet brenda pak javësh. Shfrytëzojeni vetëm peshqirin tuaj, në mënyrë që sëmundja të mos bartet të personat e tjerë, apo të mos infektoheni nga të tjerët. Ndërkohë, për t’i qetësuar plasaritjet në shputa, në një enë me ujë hidhni dy lugë uthull molle dhe lagini shputat dhjetë minuta.
Gjakderdhja nga hundët
Njomeni një fashë në ujë trëndafili dhe qiteni në pjesën e brendshme të hundëve dhe do të ndalet gjakderdhja
Tretja e dobët e ushqimit
Një xhenxhefil të freskët të grimcuar qiteni në një gotë me ujë, pastaj qiteni në një enë, mbulojeni dhe zieni pesë minuta në zjarr të lehtë. Kullojeni dhe pijeni
Dhembjet në kryqe
Në qoftë se hani rrikë (Cochlearia armoracia), mund të zbusni dhembjet në kryqe. Në kryqe mund të vëni edhe një fashë me akull
Lemza
Stresi i fuqishëm apo i dobët rëndom janë ilaçi më i mirë kundër lemzës. Luteni dikën që pas shpine të lëshojë çelësin e ftohtë apo në zverk të vëni pak akull, në mënyrë që të ndërprejeni refleksin i cili nxit lemzë...
- Guret ne veshke, zorra e trashe, kapslleku etj: Qepa (Allium cepa)
- Kollen kronike, e nga jashte me lyerje ne semundje te lekures: Lulesyni - Uiola tricolor
- Pezmatimin e udheve te frymemarrjes, ne bronket, ne astmen e lagur, kollen e bardhe: Manushaqja eremire - Viola odorata
- Talentja kosovare e Londrës
- Perdoret ne pastat e dhembeve: Lisra - Thymus serpyllum



Facebook
Google
del.icio.us
Digg
Windows Live