Kreu | Lajme | Gazeta Express | Njerëzit më të frikshëm të vitit

Njerëzit më të frikshëm të vitit

Revista “Forbes” ka botuar koleksionin vjetor të njerëzve më të frikshëm të vitit, frymëzuar nga festa e Hallouinit, ku njerëzit përpiqen të bëhen sa më të frikshëm. Sipas kësaj reviste, nuk është nevoja për fantazi të madhe dhe për përbindësha mitologjikë sepse krijesat më të frikshme gjenden mes nesh. Një prej tyre është regjisori i njohur Roman Polanski. Në vitin 1977 ai u arrestua për marrëdhënie seksuale me një 13-vjeçare në Los Anxhelos dhe u shpall fajtor. Për të shmangur dënimin ai u largua për në Francë dhe që atëherë SHBA ka pasur një mandat arresti për të dhe një mandat arresti ndërkombëtar që prej vitit 2005. Ai vazhdoi të bënte filma si “Pianisti” në vitin 2002. Ai i shmangu gjithmonë vizitat në vende që mund ta ekstradonin në SHBA. Edhe pse ai ka një shtëpi në Zvicër, të cilën e ka vizituar shpesh këtë shtator policia zvicerane e arrestoi me kërkesën e autoriteteve amerikane. Revista “Forbes” shkruan se nuk e di kush është më i frikshëm; fakti që ai i ka shpëtuar drejtësisë për tre dekada apo fakti që filmat e tij janë më të mbivlerësuar se duhet. Bernie Madoff është një prej njerëzve më të frikshëm të vitit. Në qershor të këtij viti ai u dënua me 150 vjet burgim. Është e frikshme të mendosh se ai ka qenë kreu i bursës NASDAQ dhe ka arritur të krijojë skemën e mashtrimeve “Ponzi” që konsiderohet të jetë mashtrimi më i madh në historinë e “Wall Street”. “David Letterman Show” është padyshim një ndër programet më të ndjekura televizive dhe David Letterman një ndër moderatorët më të famshëm e me potencë në SHBA. Por këtë vit, ai fiton vendin e nderit në listën e njerëzve të frikshëm pasi pranoi të ketë pasur marrëdhënie me disa punonjëse të tij 20 e ca vjeçare. Më e keqja është se ai e pranoi këtë fakt drejtpërdrejt në emisionin e tij dhe vazhdoi të bënte shaka me një fakt të tillë, përpara miliona shikuesve. Senatori i turpëruar dhe i pezulluar i Illinoisit, Rod Blagojevich bën pjesë në listën e njerëzve më të frikshëm të vitit. E të frikshëm e bën mungesa e frikës së tij për t’u përzier në afera të tilla të jashtëligjshme. Në filmin e tij të lirë, provokatori liberal, Michael Moore përpiqet të tregojë në çdo mënyrë të mundshme se kapitalizmi është përbindëshi më i frikshëm që në rrezikon. Nëse është kështu duhet t’i trembemi Moore që fitoi nga filmi 185 milionë dollarë. Glenn Beck Komentator politik, drejtues televiziv e radiofonik Ky demagog lajmesh kap shifra të mëdha të numrit të shikuesve e të dëgjuesve, është kthyer në një figurë provokative që sipas revistës Forbes përdor si armë kryesore lotët e krokodilit Rod Blagojevich Ish-senatori i Illinoisit Senatori i turpëruar dhe i pezulluar i Illinoisit bën pjesë në listën e njerëzve më të frikshëm të vitit. E të frikshëm e bën mungesa e frikës së tij për t’u përzier në afera të tilla të jashtëligjshme. Bernie Madoff Ish-kreu i NASDAQ, krijuesi i skemës “Ponzi” Ky e meriton të jetë në listën e njerëzve më të frikshëm të vitit, pasi nga kreu i bursës NASDAQ ai krijoi skemën “Ponzi” që konsiderohet të jetë mashtrimi më i madh në historinë e “Wall Street”. Michael Jackson Këngëtar Nuk ka shumë kohë që Michael Jackson u nda nga jeta, por revista “Forbes” e ka përzgjedhur në listën e njerëzve më të frikshëm të vitit për shkak të hijes që e ka rrethuar në raport me akuzat për pedofili. David Letterman Moderator televiziv “David Letterman Show” është padyshim një ndër programet më të ndjekura televizive dhe David Letterman një ndër moderatorët më të famshëm e me potencë në SHBA. Por këtë vit, ai fiton vendin e nderit në listën e njerëzve të frikshëm pasi pranoi të ketë pasur marrëdhënie me disa punonjëse të tij 20 e ca vjeçare. Michael Moore Regjisor Në filmin e tij të lirë, provokatori liberal përpiqet të tregojë në çdo mënyrë të mundshme se kapitalizmi është përbindëshi më i frikshëm që në rrezikon. Nëse është kështu duhet t’i trembemi Moore që fitoi nga filmi 185 milionë dollarë. Roman Polanski Regjisor Në shtator të këtij viti u kërkua ekstradimi i regjisorit për pedofili. Por, revista “Forbes” shkruan se nuk e di kush është më i frikshëm; fakti që ai i ka shpëtuar drejtësisë për tre dekada apo fakti që filmat e tij janë më të mbivlerësuar se duhet. Kanye West Këngëtar Kanye West mund të mos jetë këngëtari me kordat zanore më me vlerë në botë, por ka ditur të bëhet i pasur. Por të frikshëm e bën zakoni i tij për të sulmuar njerëzit, e veçanërisht femrat në momentin e ndarjeve të çmimeve.
  • email Email miqve
  • print Versioni print
  • Plain text Vetem tekst
MDB2 Error: insufficient permissions