Kreu | Lajme | Tirana ndihmon Graçanicën me 400 mijë euro

Tirana ndihmon Graçanicën me 400 mijë euro

image

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka njoftuar se shteti shqiptar ka ndarë një ndihmë prej 400 mijë eurosh për të ndihmuar komunën e Graçanicës. Ai po ashtu njoftoi se së shpejti vendin e tij do ta vizitojë presidenti i Serbisë, Boris Tadiç.

Një delegacion i serbëve të Kosovës, i udhëhequr nga anëtari i kryesisë së Kuvendit të Kosovës, Sllobodan Petroviç, po qëndron për vizitë në Shqipëri.

Në ditën e dytë të vizitës, delegacioni serb është pritur nga kryeministri i vendit, Sali Berisha, i cili në një konferencë të përbashkët për media më Petroviçin, njoftoi se shteti shqiptar do të ndihmojë komunën e Graçanicës me 400 mijë euro, ndërsa shprehu dëshirën e binjakëzimit të komunave serbe me komunat apo bashkitë e Shqipërisë.

“Do të ishte e dobishme edhe binjakëzimi i komunave, me kryesisht me popullatë serbe, me komunat dhe bashkitë e vendit tonë”, tha Berisha dhe shtoi se e ka mbështetur publikisht dhe privatisht krijimin e komunave të reja të Kosovës.

Ai pohoi e në çdo samit takohet me presidentin e Serbisë, Boris Tadiç, kurse njoftoi se i ka bërë ftesë Tadiçit ta vizitojë Tiranën dhe janë duke punuar për realizimin vizitës së tij.

Sllobodan Petroviç shprehu vlerësim për gjestin, siç tha ai simbolik të ndihmës që ka ofruar Shqipëria për Graçanicën dhe pohoi se kjo nuk është një ndihmë vetëm për komunitetin serb, por është një ndihmë edhe për institucionet e Kosovës.

Gjatë kësaj konference, Petroviç e ftoi kryeministrin Berisha që të realizojë një vizitë sa më parë në Kosovë.

Delegacioni serb, po qëndron në vizitë zyrtare në Shqipëri që nga e marta, ndërsa do të takohet me zyrtarët më të lartë të shtetit shqiptar.

  • email Email miqve
  • print Versioni print
  • Plain text Vetem tekst
MDB2 Error: insufficient permissions