Luka Toni, më në fund luan në Champions!
Italianët kanë qenë protagonistët e aventurës së fundit të Bajernit në Ligën e Kampioneve. Më 11 prill 2007, Milani fitoi 2-0 në Mynih, duke eliminuar bavarezët në çerekfinale.
Sulmuesi i Bajernit luajti ndeshjen e parë në Ligën e Kampioneve, në moshën 31-vjeçare: Himni, çfarë emocioni!Italianët kanë qenë protagonistët e aventurës së fundit të Bajernit në Ligën e Kampioneve. Më 11 prill 2007, Milani fitoi 2-0 në Mynih, duke eliminuar bavarezët në çerekfinale. Në atë ndeshje, Masimo Odo e shpëtoi portën nga një goditje e Kristian Lelit dhe u vlerësua me notën 8 për paraqitjen e tij. Pas eliminimit, Franc Bekenbauer, presidenti i Bajernit, tha: "Do të bëj të pamundurën për të marrë Luka Tonin". Toni në atë kohë ishte në Firence dhe e shikonte Ligën e Kampioneve nga televizori.
Pas një viti e gjysmë, gjërat kanë ndryshuar. "Tani që debutova ndaj Steauas e shoh si një arritje personale," - tha italiani, pas mbrëmjes të së mërkurës në Bukuresht. Bajerni, në hapat e para të projektit Klinsman, u rikthye në Champions, duke fituar 1-0 ndaj Steauas, me golin e Van Byjtenit. Toni luajti ndeshjen e tij të parë në Ligën e Kampioneve, ndërsa Odo përdori eksperiencën e atij, që e ka fituar këtë veprimtari në të kaluarën. Vetëm Vam Bomel e ka provuar të njëjtën kënaqësi nga futbollistë aktualë të Bajernit. Ja cila ka qenë intervista e Tonit, pas ndeshjes në Rumani:
- Debutuat në Champions. Sa ju mundonte fakti se ende nuk kishit luajtur asnjë ndeshje në këtë veprimtari?
- Ishte një nga objektivat kryesore të karrierës sime, pasi i kam parë të gjitha mbrëmjet e Championsit, duke bërë tifo me miqtë e mi. Kur e dëgjova himin në fushën e lojës, ndjeva një emocion të papërshkrueshëm.
- Mendoni se Liga e Kampioneve do të ndihmojë për rritjen e imazhit tuaj në Europe, pas dështimit në Euro 2008?
- Dua të konfirmoj faktin se mund të shënoj në nivelet më të larta. Championsi është maksimumi në nivel klubesh, duket si botërori. Synimi është të shkoj sa më larg të jetë e mundur, ndërsa "ëndrra" është ta fitoj...
- Si e vlerësoni grupin e Bajernit?
- Ishte shumë e rëndësishme që ta nisnim me fitore, sepse me Steauan, Lionin dhe Fiorentinën nuk ka skuadër që qëndron mbi të tjerat. Do të jetë një betejë deri në fund, sepse ka shumë ekuilibër. Shpresoj të kualifikohen Bajerni dhe Fiorentina.
- Pas paraqitjes së dobët me fanellën "axurre", gjermanët pohojnë se ndiheni më mirë në Mynih sesa në shtëpinë tuaj. A jeni dakord?
- Eshtë e vërtetë se në Gjermani më kanë pritur shumë mirë dhe po më trajtojnë në mënyrë të shkëlqyer. Unë kam shënuar shumë gola për Bajernin dhe të njëjtën gjë duhet ta bëj edhe me kombëtaren. Mos harroni se kam shënuar shumë gola, edhe kur luaja në Serinë A.
- Gjithsesi, te Bajerni "po fluturoni". Tri gola në tri ndeshjet e fundit, 42 në 51 takime gjithsej...
- Kam pasur probleme dëmtimi gjatë fazës përgatitore, por tani e kam rigjetur veten. Kur shënoj golin e parë të ndeshjes, do të thotë se jam në formë.
- Uli Hënes ka thënë se, edhe po t'ju zgjojnë në tre të natës dhe t'ju fusin në fushën e lojës, ju do të shënonit...
- Nëse e thotë ai, përse mos t'i besojmë? (Qesh)
- Guret ne veshke, zorra e trashe, kapslleku etj: Qepa (Allium cepa)
- Kollen kronike, e nga jashte me lyerje ne semundje te lekures: Lulesyni - Uiola tricolor
- Pezmatimin e udheve te frymemarrjes, ne bronket, ne astmen e lagur, kollen e bardhe: Manushaqja eremire - Viola odorata
- Talentja kosovare e Londrës
- Perdoret ne pastat e dhembeve: Lisra - Thymus serpyllum



Facebook
Google
del.icio.us
Digg
Windows Live