Një film tjetër për “gjakmarrjen”
Regjisori amerikan, Joshua Martson, fitues i disa çmimeve me filmin “Maria full of Grace”, po bën një film të ri, me temë “gjakmarrjen”
Para disa ditëve në gazetën Express patëm një shkrim mbi filmat të cilët e kanë trajtuar në mënyrën më të kënaqshme temën e “gjakmarrjes”, përkatësisht Kanunin. Ndër gjithë ata filma të cilët deri tani janë realizuar, duke u bazuar në këtë temë, filmi” Prapa diellit”, film brazilian, i cili trajton pikërisht këtë temë, “gjakmarrjen”, nga regjisorë dhe dramaturgë vendorë është trajtuar si filmi më i realizuar deri më tani.
Joshua Martson regjisori dhe skenaristi i filmit fitues të shumë çmimeve me filmin e tij “Maria full of Grace”, vjen tani në Kosovë për të bërë audicionin për një film të ri i cili trajton pikërisht këtë temë. Skenarin e ka bërë vetë regjisori Joshua Martson dhe Andamion Murataj. Pas audicionit në Shqipëri, ku pothuajse ka kërkuar nëpër gjithë Shqipërinë aktorë, qoftë edhe prej atyre të cilët nuk kanë qenë të angazhuar në ndonjë projekt tjetër filmik,vjen në Kosovë dhe e bënë të njëjtën gjë, duke hapur audicionin, duke ia bërë të mundshme çdo aktori që të bëhet pjesë e këtij filmi. Pas Kosovës audicioni tjetër është në Shkup.
“ Është një gjë e veçantë tek ky regjisor, ku te filmi i tij i fundit “Maria full of Grace” ka kërkuar afër 800 femra derisa ka gjetur aktoren e cila i ka plotësuar kushtet për atë rol, kjo aktore nuk ka pasur ndonjë eksperiencë filmi më herët”, tha për Express organizatori i audicionit, Bekim Guri.
Ndërsa për rolet kryesore të filmit, i cili do të xhirohet në veri të Shqipërisë në periudhën prill-maj 2010, Murataj(skenarist), Marston (regjisor) dhe Mezey (producent) kanë marrë në audicion mbi 1200 adoleshentë nga shkollat e zonës së Shkodrës.
Filmi përqendrohet në një familje në veri të Shqipërisë të cilët duhet të jetojnë në izolim pasi babai është përfshirë në një debat për tokën i cili ka përfunduar me një vrasje. Filmi fokusohet në eksperiencat e jetesës në izolim dhe në mënyrën se si ato ndikojnë në familje.
Skenari është bazuar në intervista dhe kërkime të drejtpërdrejta, të kryera nga regjisori Martson dhe Murataj, nëpërmjet të cilave ata dëgjuan qindra histori familjesh të ngujuara, ndërmjetësish, mësuesish, nxënësish etj.
“Gjakmarrja” është vetëm një kapitull i traditës sonë konkretisht i Kanunit, i cili po trajtohet dhe po i provokon regjisorët e huaj dhe vendor, ndonëse shumë norma të tjera jetësore të cilat i përkasin traditës së popullit tonë, mund të gjenin trajtim shumë artistik filmik.
“Ne si popull kemi shumë vlera dhe i kemi shumë afër vetës, duke u nisur nga tradita jonë në të kaluarën si popull dhe lufta e fundit, prej të cilave mund të nxjerrim dhe të trajtojmë shumë tema. Deri tani janë trajtuar pothuajse sipërfaqësisht. Se sa me vlerë janë ato të cilat i cekëm më lart dëshmon interesimi i regjisoreve të huaj konkretisht ardhja e regjisorit nga Amerika për të bërë një film mbi ‘gjakmarrjen’”, shton Guri.
Audicioni mbahet në Teatrin Kombëtar është paraparë të mbahet më 22 dhe 23 janar, duke filluar nga ora 9:00-18:00, por nëse interesimi i aktorëve është i madh mund të shtyhet deri në datën 24 janar.
Kryesisht kërkohen mosha të rritura 38-55 vjet për meshkuj dhe 32-50 vjet për femra.
- Guret ne veshke, zorra e trashe, kapslleku etj: Qepa (Allium cepa)
- Kollen kronike, e nga jashte me lyerje ne semundje te lekures: Lulesyni - Uiola tricolor
- Pezmatimin e udheve te frymemarrjes, ne bronket, ne astmen e lagur, kollen e bardhe: Manushaqja eremire - Viola odorata
- Talentja kosovare e Londrës
- Perdoret ne pastat e dhembeve: Lisra - Thymus serpyllum



Facebook
Google
del.icio.us
Digg
Windows Live