Nga se kishte frikë Stanley Kubrick
Jeta e Jan Harlanit, një producent që nuk ka më vrullin e rinisë të rendë pas kinemasë, ndjek një amanet të pashkruar: të mbajë gjallë veprën e Stanley Kubrickut sikur ky të ishte me frymë, i tërhequr në shtëpinë e tij në një kantund anglez, së bashku me Kristianën, gruan që e adhuroi deri në fund.
Jeta e Jan Harlanit, një producent që nuk ka më vrullin e rinisë të rendë pas kinemasë, ndjek një amanet të pashkruar: të mbajë gjallë veprën e Stanley Kubrickut sikur ky të ishte me frymë, i tërhequr në shtëpinë e tij në një kantund anglez, së bashku me Kristianën, gruan që e adhuroi deri në fund. Ajo edhe i pati prezantuar dhe bashkuar aq sa më 1975 me “Barry Lyndon” Harlani u bë producent ekzekutiv i gjithë filmave të mëvonshëm të regjisorit amerikan.
Dje në Durrës, ai nuk u ndal as tek njohja së afërmi si kunat, as tek lëvdimi i dyzet vjet kinema që Kubricku i ngriti në majë në mënyrë diskrete. I ftuari i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit kishte sjellë me vetefilmin e fundit të regjisorit “Eyes wide shut” (1999) dhe dokumentarin “Stanley Kubrick: jeta në film” i realizuar prej tij më 2001. Të dy u projektuan dje në kinemanë
“Aleksandër Moisiu” dhe më pas Harlan me të pranishmit për disa momente të veprës filmike të regjisorit që bota nisi ta njohë në vitet 50-60 me “Spartakun”, “Rrugët e lavdisë”, “Lolitën” apo “Doktori Strangelove”.
Për Vaterlonë dhe për Napoleonin. Ja, për çfarë do të kishte folur ai po të jetonte edhe pak vjet. “Një film për Napoleonin, - tha Harlan – do të ishte i përshtatshëm për koleksionin e veprave të tij: një njeri i suksesshëm që është shkaktar i fundit të tij. Sot e kësaj dite ne jemi të rrethuar nga politikanë të tillë.”
Dihet tashmë që filmat e Kubrickut kanë krijuar një raport të veçantë me muzikën e cila nuk ka as funksion ilustrues (çdo lloj fotografimi i realitetit ishte kundër parimeve estetike të artit të Kubrickut), as narrativ, as dekorativ. Për këtë përbërës gjithnjë të befasishëm, Harlan tregoi përvojën e tij. Muzika ishte e vetmja ku ai mund të përfshihej dhe të jepte një mendim edhe pse e dinte që nuk do të merrej parasysh.
Mund të thuhet se si evropian i botës gjermanike, si bir i një familjeje artisti dhe muzikantësh, falë tij “2001: Një odise në hapësirë” ka prej Shtrausëve, prej Riçard Shtrausit muzikën me titull “Kështu foli Zarathustra”. Ishte Harlani aiqë e pati sugjeruar. “Stenli ishte në vetvete shumë muzikant”, thotë producenti. “Ka ndodhur si në rastin e “Eyes wide shut” që ai ka vendosur për muzikën para se filmi të bëhej”. Duke u ndalur me gjatë tek ky filmi i fundit, Harlan pohoi se ky mbetej i preferuari i tij nga gjithë kolesioni Kubrick, dhe shtoi se autori e vlerësonte si një nga filmat më të vështirë të jetës të vetë. “Shumë herë më kanë pyetur se cila ishte frika e Stanley Kubrickut. Them se frika e tij ishte mos një ditë do të ndodhte që të bënte një film pa vlerë, të parandësishëm”. Kjo frikë me sa duket e ka shoqëruar edhe gjatë “Eyes wide shut” derisa e quan filmin më të vështirë të gjithë jetës. “Eyes ëide shut” është ferri modern. Ne sot shohim se si pornografia ka shpërthyer gjithandej. Ky është një film që në thelb ka shoqërinë voyeur-iste, seksualitetin, fantazinë dhe xhelozinë.
Megjithëse është bazuar në romanin “Traumnovelle” e Arthur Schnitzler-it, që ishte një alter ego e Sigmund Frojdit, ajo që ndodh në film nuk ka të bëjë as me vitin 1928 as me Vjenën, por me atë që është e rëndësishme sot dhe në të ardhmen. Ai donte të bënte një film për Nju Jorkun e sotëm.”
Dëshmitë e Nicole Kidmanit, Tom Cruise, aktorët protagonistë sollën me emocion momente nga puna me perfeksionistin, skrupulozin dhe novatorin më të madh të shekullit të kinemasë, të asaj që është dhe ka të ngjarë edhe të kinemasë të së ardhmes. “Jeta në film” e realizuar nga Harlan, me përfshirjen totale të Kristian Kubrikut ishte një rrëfim i gjatë i mbajtur me intervistat e bashkëpunëtorëve të regjisorit, e aktorëve Jack Nicholson, Malcolm McDowell, Peter Ustinov, e shkrimtarëve Arthur C. Clarke dhe Michael Herr; e kompozitorëve Wendy Carlos dhe Gyorgy Ligeti, e regjisorëve Woody Allen, Martin Scorsese, Steven Spielberg, Paul Mazursky dhe Sydney Pollack.
Në fund të fundit, Kubricku ishte për të një njeri optimist në jetën private, por jo për “destinin tonë, për të ardhmen tonë, për njeriun.”
Nuk mund të lëmë mënjanë historinë që Jan Harlan tregoi dje, mbi “lidhjet” e tij me Shqipërinë. Ai iu përgjigj pa pikë mëdyshje një e-maili që vinte nga një shqiptar i cili e ftonte si producent të Stanley Kubrickut të vinte në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Durrës. Emri i vendit i kishte sjellë ndër mend Radio-Tiranën. Ishte adoleshent kur dëgjonte radion kombëtare shqiptare (sa e fortë që paskësh qenë kjo radio!), që “çdo 24 orë bënte propagandë komuniste duke na thënë se sa idiotë që ishim”. Më vonë ai do të shkruante një ese për propagandën komuniste në stacionet radiofonike.
Jan Harlan që dje projektoi dy filma për 10 spektatorë besnikë të Kubrickut në Shqipëri, para se të ikë, do të mbajë sot një seminar për të interesuarit, një vështrim krahasues, për filmin “Inteligjenca artificiale”, si e ka realizuar Stiven Spilberg dhe si do ta realizonte Stanley Kubrick.
- Guret ne veshke, zorra e trashe, kapslleku etj: Qepa (Allium cepa)
- Kollen kronike, e nga jashte me lyerje ne semundje te lekures: Lulesyni - Uiola tricolor
- Pezmatimin e udheve te frymemarrjes, ne bronket, ne astmen e lagur, kollen e bardhe: Manushaqja eremire - Viola odorata
- Talentja kosovare e Londrës
- Perdoret ne pastat e dhembeve: Lisra - Thymus serpyllum



Facebook
Google
del.icio.us
Digg
Windows Live