Kreu | Kulturë | Ekspozita në të gjitha anët

Ekspozita në të gjitha anët

image
Ekspozite

Në katër anët e qytetit të Prishtinës do të kemi katër ekspozita. Në Muzeun e Kosovës hapet ekspozita e piktorit nga Shqipëria, Helidon Haliti. Në Stacion – Qendra për Art Bashkëkohorë – tregohet puna e artistit Petrit Halilajt, në Galerinë e Ministrisë së Kulturës u hap ekspozita e piktorit Alban Meka, ndërsa në GAK vazhdon të jetë e hapur ekspozita e çmimit “Muslim Mulliqi”.

Në shumicën e kohës kryeqyteti i Prishtinës duket të jetë i vdekur në mungesë të aktiviteteve që lidhen me kulturën. Kriza di të jetë e gjatë! Ama për javën që e lamë pas, por edhe në ditët në vazhdim, nuk mund të ankohemi se nuk ka aktivitete sa i përket kësaj fushe. Janë katër ekspozita të ndryshme të cila po hapet në katër anët e Prishtinës.

Expo 1 / Ora 18: 00 / Data: 17.12.909 / Muzeu i Kosovës

Po fillojmë nga ekspozita e një piktori mjaft interesant, i cili vjen nga qyteti i Tiranës. Ai quhet Helidon Haliti. Haliti vjen në Muzeun e Kosovës me një seri të pikturave plot ngjyra. Ai i takon gjeneratës së artistëve bashkëkohorë shqiptarë. Është i diplomuar në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë.

Në fillimet e vitit 1990, Haliti merr rrugën për në Greqi. I mërzitur nga jeta larg vendit, Haliti i rikthehet qytetit ku krijoi punimin e tij të parë. Shkrimtari i njohur, Ismail Kadare, ka dhënë një vlerësim për pikturat e Haliti “Pikturat Helidon Halitit e bëjnë njeriun te ndalet përballe tyre, ndoshta duke mos e njohur emrin e tij, moshën apo vendlindjen. Ky është akti i parë i papërsëritshëm i artit. Një artist që e ka këtë talent, të themi, e ka çelësin e enigmës. Ne i njohim këto skena; i kemi takuar në botën në të cilën po jetojmë, apo thellë në vetëdijen tonë. Megjithatë, ne e ndiejmë nevojën të vështrojmë prapë ato, në këtë jetën tonë të dytë, të ofruar nga piktori. në këtë rast, kjo është bërë e mundur duke iu falënderuar Helidon Halitit, piktorit shqiptar të gjeneratës së re të shekullit 21”.


Expo 2 / Ora 19: 00 / Stacion

Jo larg nga Muzeu i Kosovës gjendet Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor, Prishtinë. Ky institucion do të prezantojë ekspozitën e parë në Kosovë të artistit Petrit Halilajt, i lindur në vitin 1986. Nga artistët që kanë parë punën e tij, Petriti konsiderohet si një shpresë për artin bashkëkohorë të Kosovës. Puna e Petriti lidhet ndërmjet fshatit Runikut, qytetit të Berlinit dhe Bozzolos, në Itali. Vepra e tij ”Kthimi në të ardhmen”, është një projekt i cili kohë më pare u paraqit në lokacione të tjera të Evropës, ndërsa kësaj here vjen në kontekstin kosovar.

Jeta e Petritit si edhe një pjesë të madhe të popullatës është identifikuar me shpërngulje dhe zhvendosje.
“Detyrimi për të gjete strehe larg shtëpisë dhe katundit të vet gjatë përkeqësimit të pushtimit të gjatë dhe luftës; deportimi; kthimi në shtëpi pas luftës; udhëtimi larg

shtëpisë dhe vendit për te vazhduar shkollimin; të mësuarit së shtëpinë e ke
aty ku gjen dashurinë; vazhdimi i suksesshëm i punës në kontekstin tejet
sfidues ndërkombëtar si dhe nisja për në kërkim të pareshtur të një jete më
të mirë për të gjithë”, thotë Albert Heta, drejtues i Stacionit.

Ndërsa Petriti në mënyrë simbolike e lidh këtë lëvizje me pulat të cilat zhvendosen nga fshati i tij për në kryeqytet. Në mënyrë simbolike dhe ilustrative paraqitet drejtimi i zhvendosjes dhe migracionit të brendshëm në këtë projekt të shtetit te ri? A janë edhe
pulat pjese e këtij karvani që cak ka suksesin dhe përmirësimin e jetëve tona?
Këto janë disa nga pyetjet që parashtrohen.

Expo 3 / Galeria e Ministrisë së Kulturës

Në Galerinë e Ministrisë së Kulturës (Qafa), dje është hapur ekspozita e piktorit Alban Meka. Meka, për një kohë ka punuar në atelienë e profesor Bedri Emra, ndërsa në vitin 2000 ka regjistruar Fakultetin e Arteve të Kosovës – Dega e Pikturës, klasa e profesor Tahir Emra.

Meka ka realizuar disa ekspozita personale por edhe kolektive në Kosovë, Maqedoni, Spanjë, Turqi dhe Brazil.

Expo 4 / Galeria e Arteve të Kosovës


Tash e dy ditë në Galerinë e Arteve të Kosovë po vazhdon të jetë e hapur ekspozita ndërkombëtare “Muslim Mulliqi”. Në edicionin e shtatë të këtij çmimi kanë konkurruar më shumë se 25 artistë nga vende të ndryshme të botës, derisa çmimi ka shkuar për punimin “Bikini për Pavarësi”, i cili është punuar nga tre artistë: Loreta Ukshini, Antigona Selmani dhe Malsor Deda.

Koncepti i sivjetmë i ekspozitës ka qenë: “Ndalem në të gjitha stacionet”, kurse kuratorë të ekspozitës kanë qenë Michele Robecchi dhe Gazmend Ejupi.

  • email Email miqve
  • print Versioni print
  • Plain text Vetem tekst
MDB2 Error: insufficient permissions